Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar një avion që transportonte më shumë se 30 tonë furnizime mjekësore dhe ndihma ushqimore në Ukrainë.
Ky është avioni i tretë i dërguar nga Emiratet e Bashkuara Arabe në Ukrainë, në përgjigje të thirrjes humanitare ndërkombëtare për të mbështetur ukrainasit.
Emiratet e Bashkuara Arabe, së bashku me disa vende të tjera arabe, nuk e kanë dënuar publikisht sulmet ruse në Ukrainë, por zgjodhën të votojnë në favor të rezolutës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të muajit të kaluar që dënon këtë aggresion, përcjellë CNN.
Këshilltari i presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Anëar Gargash, ishte shprehur muajin e kaluar se marrja e anëve do të çonte vetëm në më shumë dhunë’.