Prokurori i Përgjithshëm i ShBA-së, Merrick Garland, e ka emëruar një këshilltar special për të hetuar rastin e dokumenteve të klasifikuara të presidentit Joe Biden.

Robert Hur, një ish-zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë gjatë presidencës Trump, do të drejtojë hetimin.

Dosjet e klasifikuara u gjetën kohët e fundit në shtëpinë e Biden dhe në një zyrë që ai përdori pas mandatit të tij si zëvendëspresident.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden do të bashkëpunojë plotësisht me hetimin. Grupi i parë i dosjeve u gjet më 2 nëntor në Qendrën Penn Biden, një institut kërkimor i nisur nga Biden në Uashington.  Më pas ato iu dorëzuan Arkivit Kombëtar të SHBA-së.

Garland tha se një grup i dytë dosjesh u gjetën më 20 dhjetor në shtëpinë e Biden në Wilmington, Delaware. Ai shtoi se të enjten në mëngjes, avokatët e Biden thirrën hetuesit për t’i njoftuar ata për dokumentet shtesë.

Pas një hetimi fillestar nga prokurori i SHBA-së, John Lausch, Garland tha se zyra e tij vendosi që një avokat special ishte i nevojshëm për të hetuar dosjet e Biden për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme” të çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Zelensky: Problemet me furnizimin me energji janë më të mëdha në Kiev dhe rreth tij

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në fjalimin e tij të…

Protugjer: “Gruevski më përmendi se ka blerë tokë 10 mijë metra katrorë në Vodno”

Martin Protugjer, njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski…

Kusari-Lila: Me Vuçiqin si president nuk mund të kemi finale të dialogut Kosovë-Serbi

Ushtruesja e detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila…

Ekspertët: Objektivi kryesor i Rusisë tani është bunkeri i Zelensky-t

‘Qendra e kontrollit’ të Kievit, një bunker në zyrën e Presidentit Volodymyr…

Detale të reja nga vrasja në Gostivar, vrasja për 1 500 euro

Vrasja me thikë e një gruaje të moshuar dhe plagosja e 2…