Ky është Erjon Xhenje, 19-vjeçari i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Ngjarja e rëndë ndodhi teksa i riu ndodhej i ulur në një lokal në bulevardin “Bujar Bishanaku”.

Gazetarja Emi Kalaja, në një lidhje direkte në Klan News tha këtë të hënë se të gjitha të dhënat sugjerojnë për një atentat të mirëorganizuar.

Ndonëse fillimisht dyshohej që ngjarja mund të kishte ndodhur edhe për shkak të një konflikti të çastit, të dhënat e reja sipas gazetares e hedhin poshtë këtë pistë. Gjithnjë sipas të dhënave të deritanishme të gazetares, autorët kanë qenë dy. Ata kanë qëlluar të paktën 8 herë në drejtim të 19-vjeçarit dhe janë larguar një moment që janë siguruar se ai kishte ndërruar jetë.

Ndonëse autoritetet policore vijojnë intensivisht punën për identifikimin e tyre, deri më tani kjo ngjarje e rëndë nuk ka ende autor. Kalaja thotë se hetuesit shpresojnë që autorët të kenë lënë gjurmë tek arma e përdorur në krim, e cila u gjet së bashku me motorin e përdorur prej tyre.

Erjon Xhenje

Ndërkohë në lokalin ku ndodhi ngjarja mësohet se ka 5 kamera sigurie të cilat janë sekuestruar, ndërsa dëshmitarët kanë qenë të shumtë për shkak se lokali ndodhet pranë stadiumit dhe kishte klientë që po shihnin ndeshjen.

Sa i përket motiveve, ato mbeten të panjohura. 19-vjeçari Erjon Xhenje nuk rezulton person me precedentë penale. Gazetarja thotë se si ai ashtu edhe familja e tij nuk kishte konflikte me asnjë person. Ata jetonin në lagjen Guerrile dhe ishin një familje e qetë./tvklan.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Osmani i quan trishtuese statistikat e dhunës ndaj grave: Kryesit e veprave duhet të dënohen

Nën patronatin e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, sot është hapur “Java…

Pengmarrësi i sinagogës në Teksas ishte britanik

Një pengmarrës që ndaloi katër persona në një sinagogë në një periferi…

Në aeroportin e Helsinkit qentë e zbulojnë Covid-19

Finlanda ka vendosur qen të stërvitur në aeroportin e Helsinkit për të…

Scholz për dialogun: Është e paimagjinueshme që dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën të jenë pjesë e BE-së

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, vlerëson se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe…

Këtë muaj takim i ri mes Shkupit dhe Sofjes

Këtë muaj në Shkup pritet të mbahet takim dy-ditësh i Komisionit maqedono-bullgar…