Ekaterina Trendafilova do të vazhdojë të jetë kryetare e Gjykatës Speciale. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale.

“Autoriteti Emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark, riemëroi gjykatësen Ekaterina Trendafilova si Kryetare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) edhe për katër vjet, emërim që hyn në fuqi nga data 15 dhjetor 2020, në pajtim me nenin 30(4) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Mandati aktual i Kryetare Trendafilovës përfundon më 14 dhjetor 2020.

Kryetare Trendafilova shprehu mirënjohjen për “besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”.

Kryetare Trendafilova deklaroi se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në njfotim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…