Gjykatësja Marija Kletniçka në Gjykatën Penale shqiptoi dënim prej 3 vjet e 6 muaj për të akuzuarit në lëndën “Titanik 3” Ejup Alimi dhe Ismet Guri.

Në seancën e sotme gjyqësore nuk ishte prezent  Ejup Alimi.

Gjykata i shpalli Alimin dhe Gurin fajtor për shkatërrimin e materialit zgjedhore në zgjedhjet lokale të vitit 2013 në Çair.  Sipas Gjykatës ata kanë manipuluar me rezultatet e sakta të votave, ku si pasojë kanë rritur numrin e votave për BDI-në duke i zvogëluar votat  për PDSH-në dhe VMRO-DPMNE-në. Të njëjtat rezultate ishin dërguar në Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në mënyrë që të vulosen si përfundimtare, por të njëjtat  nuk u pranuan.

Gjykimi ka zgjatur rreth dy vjet, ndërsa  mbi 30 persona kanë dëshmuar. Gjykimi  u kthye në fillim.  pasi gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit të kaluar u përjashtua nga ky rast, e cila u zëvendësua nga gjyqtarja Maria Kletniçka. Fillimisht aktakuza u ngrit nga PSP-ja, respektivisht përfaqësues të aktakuzës ishin Fatime Fetai dhe Gavril Bubevki,  pasi skadoi mandati i PSP-së, rasti vazhdoi në prokurorinë republikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Përleshje në Gostivar, një person përfundon në spital tjetri në polici

Gjatë ditës së djeshme në Gostivar në rrugën “Ilindenska”, zyrtarët policorë kanë…

Mihrije Braha i shanë politikanët… (FOTO)

Këngëtarja e mirënjohur Mihrije Braha, duket qartë se është mllefosur shumë në…

Shiu i rrëmbyeshëm përmbys rrugët në Manastir

Shiu i rrëmbyeshëm ka përmbysur rrugët në disa lokacione në qytetin e…

Sela: Minishengeni është skandal, përmes tij shtrihet ndikimi i Rusisë në rajon

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela thotë…

PTHP, hetim për tentim për vrasje në Çajlanë të Sarajit

Prokuroria Themelore Publike Shkup (PTHP) dha urdhër për zbatimin e procedurës hetuese…