Osama al-Ghandour, sekretari i përgjithshëm i provincës së Sinait të Veriut, tha se objektet shëndetësore janë gati të presin palestinezët e plagosur “pasi të lejohen” të kalojnë në Egjipt

Egjipti po ndërton një spital fushor pranë kufirit të tij me Rripin e Gazës në kohën kur po vazhdojnë sulmet izraelite në territorin palestinez, transmeton Anadolu.

“Drejtoria e Shëndetësisë në Sinain e Veriut po punon me kapacitet të plotë për të krijuar një spital fushor për palestinezët e plagosur pas hyrjes së tyre në Egjipt”, tha gazeta kryesore shtetërore Al-Ahram.

“Spitali është pothuajse gati”, shtoi ajo.

Osama al-Ghandour, sekretari i përgjithshëm i provincës së Sinait të Veriut, tha se objektet shëndetësore janë gati të presin palestinezët e plagosur “pasi të lejohen” të kalojnë në Egjipt.

“Janë caktuar tri vende për të akomoduar ata që shoqërojnë të plagosurit në qytetet Sheikh Zuweid dhe Arish në Sinai”, citohet të ketë thënë ai.

Kanali shtetëror Extra News konfirmoi gjithashtu se në spitalin fushor po bëhen ndërhyrjet e fundit para se ai të jetë gati.

Ushtria izraelite ka zgjeruar sulmet e saj ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, i cili ka qenë nën sulme të pamëshirshme ajrore që nga ofensiva e befasishme e grupit palestinez Hamas më 7 tetor.

Më shumë se 9.800 njerëz janë vrarë në konfliktin e Gazës, duke përfshirë 8.306 palestinezë dhe më shumë se 1.538 izraelitë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pheniani: Nuk kemi plane për rifillimin e negociatave bërthamore me Uashingtonin

Koreja e Veriut tha të shtunën se nuk ka në plan të…

Abazoviq: Ne ofrojmë një qeveri të pakicës, për të zhbllokuar rrugën drejt BE-së

Lideri i Lëvizjes Qytetare URA dhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan…

Sipas inteligjencës britanike, ukrainasit kanë rrëzuar 11 dronë të rusëve

Ministria britanike e Mbrojtjes në raportin më të fundit mbi situatën në…

Lajçak takon Reekerin, flasin për Ballkanin Perëndimor

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka takuar sot…

Escobar të dielën viziton Bosnjën, refuzon takimin me Dodik

I Dërguari i Posaçëm për i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…