Në një telefonatë, dy diplomatët e lartë përsëritën se Izraeli duhet të ndalojë gjakderdhjen, sipas një njoftimi të publikuar nga Ministria e Jashtme egjiptiane

Ministri i Jashtëm egjiptian, Sameh Shoukry dhe homologu i tij rus, Sergey Lavrov, sot kanë rënë dakord se Izraeli duhet të ndalojë sulmet në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një telefonatë, dy diplomatët e lartë përsëritën se Izraeli duhet të ndalojë gjakderdhjen, sipas një njoftimi të publikuar nga Ministria e Jashtme egjiptiane.

Sipas të dhënave nga Ministria palestineze e Shëndetësisë, sulmet e vazhdueshme izraelite në Gaza kanë vrarë 83 palestinezë dhe plagosur 487 të tjerë.

Tensionet janë rritur që kur një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze nga lagja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor.

Izraeli pushtoi Kudsin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite të vitit 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një hap që nuk është njohur kurrë nga komuniteti ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Snopçe nga ASH: Kemi rezerva për besueshmërinë e Regjistrimit!

Aleanca për Shqiptarët ka reaguar pas publikimit të rezultateve të Regjistrimit të…

Shoqata e mjekëve harroi Canën dhe Demirin! Hasani: Ndarjet në bazë etnike më së paku duhet të ndodhin te mjekët

Ilir Demiri që në fillim të pandemisë është në vijën e parë…

Edita Tahiri: Opozita e ringjallur e Shqipërisë nesër i tregon Vuçiqit se ai vetëm mund të ëndërrojë

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialgoun me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar për…