Në intervstën eksluzive dhënë TetovaSot, ish-Reisul Ulema i BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepi, i pyetur për gabimet e rënda që i ka detektuar gjatë reflektimit që kur me puç e me metoda komplotiste e larguan nga BFI-ja, ai nuk ka nguruar që ta kritikojë edhe vetëveten për sa i përket politikave të BFI-së në prodhimin e kuadrit të vet profesional. Ka shkuar numri në mbi 4000 hoxhallarë të dalur nga Medreseja e Fakulteti i Shkencave Islame, ndërsa funksionale janë 700 xhami në tërë territorin e Maqedonisë së Veriut. Brengë e madhe e tij është edhe hemorogjia e kuadrit të hoxhallarëve, të cilët, ndonëse shkollohen me paratë e popullit, përfundojnë në shërbime intelegjente, në polici, në ushtri, në diplomaci, në administratë. Në vend se t’i shërbejnë BFI-së që i ka shkolluar, ata i shërbejnë shtetit i cili nuk denjon t’ua akreditojë madje as t’ua pranojë shkollimin. Efendi Rexhepi thotë:
“Ka muaj që reflektoj mbi Medresenë që e kemi shndërruar në barrë të papërballueshme për myslimanët e vendit! Megalomania jonë, mosracionaliteti ynë, politikat e gabuara kadrovike, na kanë shndërruar në lypsarë por edhe në ngarkues të buxhetit gjithnjë të varfër të popullatës sonë! Medreseja është shkollë profesionale që nxjerr kuadro për nevoja të BFI-së, hoxhallarë për nevoja të xhemateve dhe xhamive tona! Kështu obligon Kushtetuta e BFI-së dhe Ligji mbi pozitën e bashkësive fetare në vend. Zgjërimi ynë ka bërë që t’ia rëndojmë buxhetin myslimanëve, sepse, burimi ynë financiar janë ata! Kemi prodhuar mbi 3-4000 hoxhallarë! Kujt i duhen të gjithë këta? Për më tepër, na ka ndodhur një katastrofë e tmerrshme, si ndëshkim nga Zoti, për politikat tona të gabuara kadrovike! Kemi shkolluar e ushqyer medresantë me paratë e popullit dhe, në fund, një numër i tyre na kanë përfunduar në DBK, në polici, në ushtri, në administratë, në diplomaci! Me paratë e popullatës sonë kemi nxjerrë kuadro për nevojat e shtetit! Edhe të eksploatuar edhe të pafalënderuar! Ne kemi prodhuar hiperkuadër dhe, na kanë ngelur rrugëve! Çka pritet prej tyre? Ata duhet të mbijetojnë, të krijojnë familje, ndërsa ne nuk jemi në gjendje që t’ju dalim në ndihmë. Ata ose do të radikalizohen, ose do të bëhen misionarë, ose mercenarë, ose do të përfundojnë bashkëpunëtorë të shërbimeve të huaja.
Kjo më dhemb! Shikuar nga perspektiva e të një “pensionuari” që ka kohë të mendojë e të analizojë, ky është gabimi ynë më i madh. Ne kërkojmë fitra e zeqat për t’i sponsoruar problemet që do të na kushtojnë shumë shtrenjtë! Tani kemi kuadër të mjaftueshëm teologësh! Duhet të krijohet një strategji e hollë, bazuar mbi analizat e sakta, duke u shtrirë në çdo xhemat, e në çdo vendbanim tonin, për t’i detektuar nevojat për kuadër. Në bazë të kësaj pastaj të caktojmë numër nxënësisht që do t’i nxjerrim kuadro për nevojat e BFI-së! Ky hap do të duhej të ishte reforma e parë, urgjente dhe e domosdoshme që e pret BFI-në. Edhe para popullit tonë do të dilnim më të fisshëm. Nga ana tjetër, do të duhej të përforcoheshin mektebet! Të përgatitej një metodologji më e avancuar e mbajtjes së mësim-besimit islam. Madje ky aktivitet, në njëfarë forme, të ndjehet si detyrim fetar për çdo xhemat, sepse, asgjë e keqe nuk do t’i gjejë fëmijët nëse i mbajmë larg rrugës e larg celularëve duke i angazhuar në mësimin e bazës fetare islame.”, përfundon H. Sulejman ef. Rexhepi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…