Takohet me Vuçiqin më shpesh se me cilindo politikan shqiptar të Kosovës, ndalon në kuvend të Shqipërisë të miratohet një rezolutë që dënon gjenocidin serb në Bsonje, takohet me Vuçiqin dhe Dodikun e shpallur “non grata”, injoron ministren Gërvalla, këto dhe shumë të tjera janë veprimet të kryeministrit të Shqipërisë.

Edi Rama, asnjëherë s`ka qenë në lartësinë e duhur të detyrës kur është fjala për Kosovën. Është e dhimbshme të thuhet dhe pranohet fakti me Ramën në krah të Serbisë shpesh kundër Kosovës.

Jo vetëm njëherë, ka shumë raste kur Rama e bënte fajtore Kosovën pse nuk merrte pjesë në nisma të iniciuara dhe hartuara nga Rusia dhe Serbia e të mbështetura edhe nga vet Rama. Edi Rama në vend se t’i kërkonte vazhdimisht Serbisë ndryshimin e qasjes ndaj Kosovës, e ka bërë të kundërtën, ka vazhduar ta mbështes atë në aspiratat hegjemoniste kundër Kosovës dhe të ardhmes së saj.

Edi rama, edhe nëse nuk e do fare Kosovën si individ, për shkak të detyrës që mban e ka për detyrë kombëtare dhe Kushtetuese që të mbrojë interesat e Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, fatkeqësisht ka bërë të kundërtën duke mbrojtur Serbinë. Me mbështetjen e tij për “ Open Ballkan” , Rama po i shërben Serbisë dhe interesave të saja, relatvizimit të krimeve të saja si dhe mundësinë për të realizuar ëndrrën shekullore serbe për daljen në det, forcim për të dominuar shqiptarët dhe shtetet tjera përreth. Sulmet e Ramës ndaj Kosovës, ndaj liderëve dhe institucioneve të saja, është e pashembullt.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

“Nëna Amerikë e Grenellit”, a po do me na tradhëtua?! Më fal Amerikë e vërtetë

Skendrer Karaqica / Është jashtë qdo logjike që nji mik i yni…

Mashtruesi Vuçiq dhe influenca e Kinës në Ballkan

Nga Miodrag Soric / E vërteta më e preferuar e autokratëve është…

Në mbrojtje të dinjitetit shqiptar

Shkruan Medai Shaholli / Shqiptarët e Iliridës për tri dekada me radhë të…

Problemi i parave: Edhe sa kohë mund ta vazhdojë Rusia luftën në Ukrainë?

Nga Robert Farley “19 Forty Five” Edhe sa kohë ka mundësi Rusia…

Gjerdani i tragjedive kombëtare

Artan Grubi paska thënë se, nuk do të lëmë gurë pa rrokollisur…