Dy vëllezërit kosovarë Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar tash e disa ditë nga autoritetet norvegjeze, ndërsa ata po akuzohen për vrasjen e Hamse Hashi Adan, 20-vjeç në Mortensrud, vrasje kjo që ndodhi dy javë më parë.

Valon dhe Visar Avdyli janë duke u kërkuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët janë duke bashkëpunuar me policinë norvegjeze për arrestimin e tyre.

Kështu kanë konfirmuar për Telegrafin, zyra për media e Policisë së Kosovës.

“Me datë 15.10.2021, Policia e Kosovës lidhur me çështjen në fjale ka pranuar informacionin nga autoritetet Norvegjeze dhe nga ajo kohe është në komunikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë Norvegjeze. Po ashtu lidhje me urdhër arrestet ndërkombëtare të lëshuara nga autoritetet Norvegjeze, janë njoftuar autoritetet kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Telegrafin.

Gjatë 7 tetorit, Hamse Hashi Adan u qëllua derisa po qëndronte me disa persona tjerë para shkollës Lofsrud në Mortensrud. Të nesërmen ai ndërroi jetë nga plagët e marra.

Pas dy javëve hetime intensive, policia arriti të arrestojë një person rreth të 40-ve nga Oslo. Ai tani është në paraburgim. E policët janë në kërkim edhe të dy personave tjerë të cilët akuzohen për këtë vrasje. Ata kërkohen nga policia norvegjeze. Mediat norvegjeze raportojnë se policia beson se dy vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli janë të përfshirë në këtë rast.

Policia ka konfirmuar emrat e të dyshuarve gjatë një konference për media. Gjithashtu publikuan fotografitë e tyre të marra nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Oslos gjatë 9 tetorit, dy ditë pas të shtënave, nga ku besohet se udhëtuan për në Prishtinë.

Ndryshe, në vitin 2016, Valon Avdyli, 35-vjeç, ishte dënuar për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS. Ai ishte dënuar me katër vite e gjashtë muaj burgim.

Ndërkaq vëllai i tij i vogël Visar Avdyli, 31-vjeç, ishte dënuar me tetë muaj burgim për të njëjtin rast.

Ata janë vëllezërit e Egzon Avdylit, i cili u vra në Siri gjatë vitit 2014 si pjesë e ISIS-it. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…