Edhe një vrasje në shtetin serb pas dy krimeve masive që ndodhën ditëve të kaluara.

Një tragjedi familjare ka ndodhur sot në vendbanimin Iliçevo në Kragujevac të Serbisë, kur një djalë ka vrarë babanë e tij.

Burri 54-vjeçar me inicialet R.N. ka vrarë babanë e tij 81-vjeçar, R.N, raportojnë mediat serbe.

I dyshuari është i sëmurë mendor dhe nuk dihen motivet e ngjarjes. Pas autopsisë së të ndjerit do të dihet edhe shkaku i vdekjes.

Së shpejti në vendin e krimit kanë arritur pjesëtarët e policisë së Kragujevcit dhe kanë arrestuar R.N. me dyshimin se ka kryer vrasje.

Ndryshe, Serbia gjatë kësaj jave është tronditur me dy krime masive, ku mbetën të vdekur 17 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

BE konfirmon: Liberalizimi i vizave në rend dite më 13 tetor

Presidenca çeke e Bashkimit Evropian e ka vendosur edhe zyrtarisht në rend…

“Urdhri për sulmin terrorist në Istanbul është dhënë nga qendra e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG në Kobani”

Për të dyshuarën me origjinë siriane Ahlam Albashir e cila është përcaktuar…

Dita e fundit e fushatës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Sot është dita e fundit e fushatës zgjedhore për raundin e dytë…

Haradinaj-Stublla: Serbia po rrezikon sigurinë shtetërore të Kosovës

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla,…

Borisov: Është i mundur kompromisi, por duhet të njihet edhe historia

Vendi i vetëm që dëshiron fillimin e negociatave qasëse të Maqedonisë së…