Një vdekje tjetër e dyshimtë është regjistruar në Rusi. Bëhet fjalë për kolonelin Roman Mali, i angazhuar për regrutimin dhe dërgimin e rezervistëve në Ukrainë, i cili u gjet i varur në një gardh.

Edhe pse fillimisht ishte raportuar se një sulm në zemër ishte shkak i vdekjes, policia nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e vrasjes apo vetëvrasjes.

E pasi që presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi pushtimin e Ukrainës, janë regjistruar një sërë vdekjesh të dyshimta të rusëve të pasur dhe zyrtarëve të lartë të këtij shteti.

Kështu, njeriu kryesor i Putinit për zhvillimin e burimeve të Arktikut, Ivan Pechorin, dyshohet se ra në det derisa po lundronte përgjatë bregut të Paqësorit. Ai ishte drejtor i përgjithshëm i Korporatës së Putinit për Zhvillimin e Lindjes së Largët dhe Arktikut.

Kujtojmë edhe rastet e tjera të vdekjeve të dyshimta.

Ish-zyrtari i Institutit të Aviacionit të Moskës, Anatoly Gerashenko, dyshohet se rrëshqiti dhe u rrëzua nga shkallët në ndërtesën e institutit ku vdiq nga plagët e marra.

Kryeredaktori i medias shtetërore ruse Pravda, Vladimir Nikolayevich Sungorkin, thuhet se ka vdekur nga një atak në zemër, kurse Daily Mail raporton se Sungorkin kishte shenja ngufatje.

Kryetari i bordit të prodhuesit rus të naftës Lukoil, Ravil Maganov, vdiq në fillim të shtatorit nga një rënie e supozuar nga dritarja e një spitali në Moskë. Maganov ka punuar për një kompani nafte që nga viti 1993, dhe vëllai i tij është kreu i një prodhuesi tjetër rus të naftës, Tatneft.

Milioneri rus Yuri Voronov, i cili ishte i lidhur me Gazpromin, u gjet i vdekur në fillim të korrikut në pishinën e vilës së tij në periferi të Shën Petersburgut. Trupi i tij u gjet duke lundruar në pishinë me një plagë me armë zjarri në kokë, ndërsa gëzhojat janë gjetur në fund të pishinës.

Ish-drejtori ekzekutiv i Lukoil, Alexander Subotin, u gjet i vdekur gjatë 10 majit në shtëpinë e tij në Mitischi, qytet në verilindje të Moskës. Hetimet kishin filluar, pavarësisht se Subotin dyshohet se kishte “pësuar sulm në zemër”.

Vladislav Avayev u gjet i vdekur në banesën e tij në Moskë gjatë 18 prillit, me një plagë të armës së zjarrit. Të vrarë u gjetën edhe gruaja dhe vajza e tij 13-vjeçare. Avayev ishte ish-nënkryetar i Gazprombank. Hetuesit besojnë se ai qëlloi gruan, vajzën dhe më pas kreu vetëvrasje.

Miliarderi rus Vasily Melnikov u gjet i vdekur në banesën e tij në Nizhny Novgorod, e mediat ruse raportuan se ai, gruaja dhe dy djemtë e tij nga mosha katër deri në dhjetë vjeç, ishin therur për vdekje me thikë.

Drejtori ekzekutiv i Gazprom, Alexandar Tyuliakov, u gjet i vdekur gjatë 25 shkurtit në garazhin e apartamentit në Shën Petersburg. Policia njoftoi se pranë trupit të tij ka gjetur një letër që flet për vetëvrasje. Tyuliakov dyshohet se ishte rrahur rëndë para vdekjes së tij.

Një tjetër drejtor i Gazpromit, Leonid Shulman, u gjet i vdekur në vilën e tij në janar të këtij viti, një muaj para fillimit të pushtimit rus në Ukrainë. Në një letër lamtumirëse të gjetur pranë trupit të tij, thuhet se nuk dëshiron të jetë invalid dhe barrë për familjen e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Rrëzohet aeroplani në Milano, humbin jetën të gjithë personat në bord

Një aeroplan privat me tetë persona në bord është rrëzuar në zonën…

Sekreti i shpatës së Ali Ahmetit

Shek Hallaçi: Vrasjet dhe likujdimet që Enveri,i bënte gjatë gjithë sundimit të…

Nuk ka marrëveshje për bisedime mes Putin dhe Zelensky

Në fushën diplomatike, sot nuk është arritur asnjë marrëveshje që presidentët ukrainas…

Pas deklaratave të Putinit, fillon ikja masive e rusëve – biletat e aeroplanëve për t’u larguar nga Moska janë shitur të gjitha

Shumë qytetarë rusë po bëjnë të pamundurën që të largohen nga vendi,…

Dikur qytet shumë i zhvilluar, sot vetëm rrënoja – si është jetuar në Mariupol para pushtimit rus në Ukrainë?

Pushtimi rus në Ukrainë filloi më 24 shkurt dhe pothuajse çdo ditë…