Bashkësia Fetare Islame e RMV-së është ekstremisht e politizuar

“Si asnjëherë më parë xhumaja sot ishte abuzimi më i madh me fenë dhe me hutben.
Hatibi i xhamisë sonë iu drejtua xhematit me thirrje për ta votuar Velimir Smilevskin e SDSM-së, gjoja me arsye se qenka më i dobishëm për komunitetin dhe se kandidati tjetër paska parakushte me qenë i dëmshëm. Kjo gjuhë falltorësh, sepse të ardhmen e di vetëm Zoti mbi Arsh, nuk i shkon më së paku minberit të Muhamedit a.s.
Sidoqoftë, duke e dënuar këtë gjuhë politike në xhami, uroj që votuesit të votojnë lirisht dhe pa imponime e paragjykime.
Sa për informacion, Velimir Smilevski nuk e ka përmbushur asmjë premtim ndaj fshatarëve të Lubotenit, madje edhe këto ditë tallet për 30 metra asfalt atje, ndërsa Vizbegu as pas katër viteve nuk e fitoi as shkollën e as transportin e fëmijëve. Velimir Smilevski është mashtrues dhe nuk e meriton mbështetjen tonë.
Ndërsa gjithë ata që e keqpërdorin fenë për arsye që ne nuk i dimë, kjo në dëm të interesave të qytetarëve, do të japin llogari para Zotit dhe para popullit.
Pres që Bashkësia Fetare Islame të distancohet nga këta hoxhallarë dhe të japë shpjegime se si mund të përdoret xhamia për shërbim të SDSM-së.”

Samir Iseni
Bartës liste i koalicionit Alternativa & Aleanca për Shqiptarët për Këshillin Komunal të Butelit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…