Qeveria e Australisë njoftoi se ka rritur kuotën e emigracionit të përhershëm nga 35 mijë në 195 mijë për të mbyllur hendekun e fuqisë punëtore që është thelluar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ministrja e Punëve të Brendshme të Australisë, Clare O’Neil në një deklaratë në ditën e dytë të Samitit të Punës dhe Aftësive premtoi të sillte mijëra inxhinierë dhe infermierë në vend për të plotësuar mungesën e fuqisë punëtore.

Duke theksuar se infermierët dy vitet e fundit punojnë me dy dhe tre ndërrime dhe fluturimet janë anuluar për shkak të mungesës së stafit në shërbimet tokësore, O’Neil tha se kuota e emigracionit të përhershëm është rritur nga 35 mijë në 195 mijë.

“Studentët ndërkombëtarë mund të qëndrojnë dhe të punojnë në Australi më gjatë”, tha O’Neil, duke shtuar se “mendjet më të mira dhe më të zgjuara” preferojnë më shumë Kanadanë, Gjermaninë dhe Britaninë e Madhe sesa Australinë.

Duke deklaruar se programi i imigracionit i Australisë është “jashtëzakonisht kompleks” me më shumë se 70 aplikime për viza, O’Neil tha se do të merren masa edhe në lidhje me procesin e pritjes së vizave të emigrantëve.

Që nga viti 2016 më shumë se 1 milion njerëz janë shpërngulur në Australi, pavarësisht mungesës së fuqisë punëtore të nxitur nga pandemia e COVID-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kamçev del nga paraburgimi, edhe ai si Mijallkovi ofroi 11 milion euro garanci

Biznesmeni Orce Kamçev sonte ose më së voni deri nesër do të…

Shqetësimet po rriten në Ballkanin perëndimor për veprimet e Rusisë

BE dërgon 500 trupa shtesë në Bosnje Hercegovinë Zyrtarët e inteligjencës perëndimore…

Ministria e Shëndetësisë: Mediat të përdorin vetëm informacionet zyrtare prej institucioneve relevante për gjendjen me koronavirusin

Ministria e Shëndetësisë e informon opinionin se për gjendjen me koronavirusin i…

Geer: Më pak përdorim të flamurit evropian në Kuvend, të shkurtohet debati

Ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut, David Geer, ka deklaruar se…

Ngjarje si nëpër filma: Çifti nga Obiliqi ia rrëmbejnë vajzën 3 vjeçare një nëne, tentojnë ta dërgojnë jashtë Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje një burrë dhe një grua…