Një banor i Majorca është arrestuar për infektimin e 22 personave me koronavirus, ndërsa ai vazhdoi të shkonte në punë dhe në palestër, tha policia lokale në Spanjë.

Në fund të Janarit, policia nisi një hetim pas rritjes së numrit të njerëzve të infektuar me koronavirus në qytet ku dhe u informua se një punëtor i infektuar po fshihte sëmundjen e tij. Punëtori, emri i të cilit nuk u bë i ditur, filloi të kishte simptoma të koronavirusit, gjë që shkaktoi shqetësim në punë.

Eprori i tij këmbënguli të kthehej në shtëpi sepse ekziston rreziku i infektimit të kolegëve. Kolegët më vonë i thanë policisë se ai dukshëm kishte shenja të etheve. Njeriu i infektuar injoroi thirrjet e kolegëve të tij dhe vazhdoi punën të nesërmen, duke ecur kudo dhe duke hequr me qëllim maskën ndërsa kollitej.

Në një moment ai tha se ‘donte të infektonte të gjithë rreth tij’, tha policia. Më pas kolegët e shqetësuar u testuan dhe doli se pesë punëtorë ishin infektuar, dhe ata infektuan anëtarët e familjes, duke përfshirë tre foshnje.

Burri gjithashtu infektoi disa njerëz në palestër, të cilët më vonë transmetuan virusin tek të dashurit e tyre. Policia tha se burri i infektuar, infektoi 22 persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…