Veç gjëra të këqia po përjeton Bashkësia Fetare Islame që kur, segmente të caktuara që nuk kanë të bëjnë asgjë me BFI-në, e instaluan Shaqir Fetain në krye të saj. Dhe, ja ku jemi sot: një BFI pa personalitet, pa integritet, të dezorganizuar, të copëtuar, të shkatërruar, me pjesëtarët e saj të deziorientuar

Shkruan Mr. Abaz Islami

Për një të mirë më të madhe, njeriu edhe mund të heqë dorë nga e mira  me të cilën jeton. Është në natyrën e njeriut që ta provojë gjithnjë e më të mirën, pavarësisht se i vie në formë premtimi. Njeriu joshet, ai kurrë nuk është i kënaqur me situatat nëpër të cilat kalon, qofshin ato edhe ideale. E do më të mirën që i është premtuar, për të cilën është në gjendje të shkelë norma, rregulla e “burrni”, vetëm që të bëhet “sa më mirë”!
Dy vite më parë, Shaqir Fetai, i ra shqelëm shtambës me qumësht! I kishin premtuar se “qumështi pluhur” është më i mirë se ai natyrali. I tuboi personat që u joshën me një të mirë të madhe dhe, bashkarisht iu futën aventurës që, në emër të së mirës më të madhe, ta shkatërrojnë të mirën të cilën kurrë më parë nuk e ka pasur Bashkësia Fetare Islame në RMV. Për hirë të “së mirës së premtuar” u shkel tërë rregullativa e Institucionit, e tërë Kushtetuta, rregulloret e shkarkimit dhe të zgjedhjeve, u shkelën dispozitat ligjore të shtetit për sa i përket ushtruesit të detyrës të një posti! Ushtruesi i detyres ka tagër t’i organizojë zgjedhjet, pa të drejtën e përfshirjes së tij si kandidat i mundshëm për t’u zgjedhur, sepse kjo apriori përbën konflikt interesi.
Organet e BFI-së, anëtarët e Rijasetit me të drejtë vote në zgjedhjen e organeve drejtuese, u joshën pas “së mirës” së idealizuar nga Shaqir Fetai dhe, bashkarisht, i ranë shqelëm shtambes me qumësht!
Pastaj, në pritje të “së mirës së premtuar” u detyruan që të ta nënshkruajnë edhe “një kontratë të përgatitur nga vetë djalli! Meqë ushtruesi i detyrës u imponua si pronar i “së mirës” kërkoi nga të manipuluarit që të manipulohen edhe më shumë, deri në palcë, duke e zgjedhur për “reis”. Ua mori votat duke i lutur që ta votojnë vetëm për dy vite, sa të siguronte pensionin nga posti i “reisit”. Në kundërshpërblim ua garantoi reformat ideale që sjellin “të mira absolute”!
Përditë e më keq, veç gjëra të këqia përjetoi ky Institucion që kur, segmente të caktuara që nuk kanë të bëjnë asgjë me BFI-në, e instaluan Shaqir Fetain në krye të saj. Dhe, ja ku jemi sot: një BFI pa personalitet, pa integritet, të dezorganizuar, të copëtuar, të shkatërruar, me pjesëtarët e saj të deziorientuar.
Ata që u mësuan gjatë kohë me një të mirë të përgjithshme, të cilët hoqën dorë nga ajo për një “të mirë absolute” që ua premtoi Shaqir Fetai, ndjehen të gënjyer, të turpëruar, të pagjumë! Nuk mund të flenë qetë sepse u manipuluan, hoqën dorë nga e mira e myslimanëve të vendit për “të mirën” e Shaqir Fetait që na doli të jetë interes personal i tij!
Pendesën e pranon i Madhi Zot, por vetëm nëse bëhet në emër të Tij dhe për hirë të së Mirës që vjen prej Tij dhe Rrugës së Tij. Me shumë suksese e mbarësi është e shtruar kjo Rrugë. Pa dyshim!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Letër nga Shkupi / NJË PËRÇMIM INSTITUCIONAL NDAJ LIBRIT

(Si kaloi dita e parë e një nisme institucionale – “Panairi studentor…

Shek Hallaçi: Të mjerët në pushtet (VIDEO)

Luftërat UÇK-së për çlirimin e trojeve Shqiptare, qëllim të vetëm kishin shporrjen,e…

Garda e spiunëve të UDB-së dhe SHIK-ut në fushatë kundër Qeverisë Kurti

Shkruan: ANALIST-Hajrullah Tërnava / Nga frika që i ka kapluar nga kjo…

Arianit Xhaferi: Kujt i pengonte Ermira Mehmeti?

Dëgjova tek bombat e El Cheka një bisedë të Ali Ahmetit me…

Pierre Richard Prosper: Gjykata Speciale është e padrejtë

Pierre Richard Prosper, avokat i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka bërë thirrje…