Kreu i “Republika Srpskas”, Miloar Dodik, ka thënë sot se e kanë përgjuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Bosnje e Hercegovinë. Ndaj deklarimeve të radikalit Dodik ka reaguar ambasada e SHBA-së në Sarajevë, duke thënë gjërat që i thonë privatisht i thonë dhe publikisht.

Zyra diplomatike e shtetit më të fuqishëm në botë ia ka bërë me dije Dodikut se Washingtoni mbetet i përkushtuar për sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës dhe kanë shtuar do të kundërpërgjigjen për çdo lëvizje kundër marrëveshjes së Dejtonit.

“Ajo që ne themi privatisht është e njëjtë me atë që themi publikisht – Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj sovranitetit, integritetit territorial dhe karakterit multietnik të Bosnjë-Hercegovinës, dhe ne do t’i përgjigjemi çdo aktiviteti destabilizues, anti-Dayton”, ka shkruar ambasadori Murphy.

Ai tutje ka thënë se zhurma e Dodikut nuk mund të ndryshojë faktin bazik që “Republika Srpska” nuk është shtet.

“Të gjitha zhurmat e z. Dodik nuk mund të ndryshojnë faktin themelor që Republika Srspka nuk është shtet. Është një nga dy entitetet e Bosnje e Hercegovinës. Vrapimi i tij për një “Srpska të Pavarur në Bosnje e Hercegovionë” nuk po mbron Republika Srpskan apo banorët e saj, por është luajtje kumar me të ardhmen e tyre”, ka potencuar tutje ambasadori i SHBA-së në Bosnje e Hercegovinë, Michael Murhpy.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti në takimin për Vettingun: Na duhen prokurorë e gjyqtarë efikas dhe energjikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se njëra ndër shtyllat e…

OBSH: Rusia sulmoi 18 objekte shëndetësore në Ukrainë

Sulmi në Mariupol ndodhi në kohën kur mijëra civilë ukrainas po përpiqeshin…

“Pasaportat e bosëve”, fletarrest për ndërmjetësuesin

Policia mbrëmjen e sotme ka lëshuar një fletarrest për ndërmjetësuesin e pasaportave…

Krijuesja e AstraZenecas: Koronavirusi do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Krijuesja e vaksinës AstraZeneca, Dame Sarah Gilbert, ka thënë se koronavirusi ka…

Droni ‘spiunon’ shoferët problematik, qindra gjoba për një javë

Kontrollet me dronë, radar dhe drager kanë zbuluar qindra shkelje që bëjnë…