Të paktën dhjetë persona kanë vdekur si pasojë e një orteku në një resort të skive në Austri, njoftoi Agjencia Austriake e Shtypit (APA), duke shtuar se një person ishte shpëtuar.

Orteku ka ndodhur rreth orës 15:00 gjersa disa helikopterë dhe ekipet të kërkimit po vazhdojnë punën e tyre në terren.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të shpëtuar entuziastët e sporteve dimërore”, njoftuan zyrtarët e qytetit të Lech-it.

Lech/Zuers e sheh veten si “një nga zonat më të mira të skive në botë” dhe pjesë e djepit të alpeve.

Faqja e resortit tha se zona e skive ishte e mbyllur që nga ora 17:00 të dielën dhe se do të ketë përditësime të informatave gjatë ditës së hënë.

Reuters nuk ka mundur të kontaktojë ndonjë zëdhënës të resortit për të marrë informacione të tjera. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Kryediplomati francez paralajmëron më shumë sanksione evropiane ndaj Rusisë

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian, paralajmëroi për sanksione shtesë evropiane…

Gjykata vendosi: Do të ketë rikonstruim të rastit “Naser Eshtrefi”

Gjykatësja Dijana Gruevska – Ilievska në seancën e sotme njoftoi se kanë…

Kështu e pritën fqinjët Vjosa Osmanin pas seancës për rrëzimin e Qeverisë

Pas përfundimit të seancës së Kuvendit, kryetaren e legjislativit e ka pritur…

Abazoviqi thotë se është kërcënuar me jetë

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është kërcënuar…

Facebook mbyll ‘Fabrikën ruse të Dezinformimit’ ndaj vaksinave kundër COVID-19

Facebook njofton se ka mbyllur një operacion të dezinformimit që përhapte lajme…