Dy persona u vranë dhe 14 të tjerë u plagosën në Oslo të Norvegjisë, nga të shtënat me armë zjarri.

Sipas policisë një i dyshuar ishte arrestuar pas të shtënave, të cilat ndodhën rreth orës 1:00 të mëngjesit në tre lokacione, duke përfshirë një bar homoseksualësh, afër njëra-tjetrës në qendër të kryeqytetit norvegjez.

Policia raportoi dy të vdekur dhe 14 të plagosur dhe tha se ishin sekuestruar dy armë, shkruan France24.

“Tani gjithçka tregon se ka qenë vetëm një person që ka kryer këtë akt”, tha zyrtari i policisë Tore Barstad në një konferencë për shtyp.

Megjithatë, numrat e policisë ishin përforcuar në kryeqytet për t’u marrë me incidente të tjera, shtoi ai, pa dashur të specifikojë nëse ishte një akt terrorist.

Policia ka marrë raportet e para në orën 1:14 të mëngjesit dhe i dyshuari është arrestuar pesë minuta më vonë, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kuvendi nuk miraton rezolutën për të pagjeturit

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme nuk ka miratuar rezolutën për…

Numri i rasteve aktive të infektuar me Kovid-19 arrin 470 persona, më shumë në Shkup

Kaluan dy ditë në vend pasi ora policore është hequr tërësisht, me…

Kalimet e lumenjve ka të ngjarë të jenë ‘faktorët kryesorë përcaktues’ në luftën në Ukrainë, thotë Ministria e Mbrojtjes e Britanisë

Ministria britanike e mbrojtjes ka dhënë përditësimin e saj të radhës rreth…

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në Prizren. Në raportin 24…

Kurti: Nuk mund të vij as sonte

Lideri i LVV-së, Albin Kurti i ka bërë të ditur se sot…