Dy burra rusë që pretendojnë se janë ish-komandantë të grupit Wagner i kanë thënë një aktivisti për të drejtat e njeriut se kanë vrarë fëmijë dhe civilë gjatë kohës së tyre në Ukrainë.

Kështu thanë ata gjatë një interviste të realizuar përmes videos me Gulagu.net, një organizatë e të drejtave të njeriut që synon luftimin e korrupsionit dhe torturës në Rusi, shkruan CNN.

Në video intervistat e postuara në internet, ish-të dënuarit rusë Azamat Uldarov dhe Alexey Savichev – të cilët të dy u falën me dekrete presidenciale ruse vitin e kaluar, sipas Gulagu.net – përshkruajnë veprimet e tyre në Ukrainë, gjatë pushtimit rus.

CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur pretendimet ose identitetin e tyre në video, por ka marrë dokumente penale ruse që tregojnë se ata u liruan me falje presidenciale në shtator dhe gusht të 2022.

Uldarov, i cili duket se ka qenë duke pirë, ka dhënë detaje se si qëlloi dhe vrau një vajzë pesë ose gjashtë vjeçare.

“(Ishte) një vendim menaxhimi. Nuk më lejuan të lija askënd të gjallë, sepse urdhri ishte të vrisja”, tha ai.

“Dua që Rusia dhe vendet e tjera ta dinë të vërtetën. Unë nuk dua luftë dhe gjakderdhje. E shihni se unë mbaj një cigare në këtë dorë. Kam ndjekur urdhrat me këtë dorë dhe kam vrarë fëmijë”, tha Uldarov.

Grupi Wagner është një organizatë mercenare private ruse që lufton në Ukrainë, e kryesuar nga oligarku rus Yevgeny Prigozhin.

Ajo ka rekrutuar dhjetëra mijëra luftëtarë nga burgjet ruse, duke ofruar liri dhe para pas një turneu gjashtë mujor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Milloshoski: MPB-ja ka lëshuar pasaporta të falsifikuara edhe ndaj pjesëtarëve të ISIS-it

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE-ja, sot ka dalë me akuza të reja për…

Zelensky thotë se 100 ukrainas vdesin në çdo ditë lufte

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se gjatë ditës vdesin nga 100…

Gajser: Nuk jam dorë e zgjatur e Gruevskit, se njoh as Salvinin dhe Orbanin

Laris Gajser në radio Capodistria ka deklaruar se ai e ndjek situatën…

Ish-nxënësja theri me thikë një nxënëse dhe një mësuese në një shkollë të Beogradit

Një ish-nxënëse shfrytëzoi një thikë për të therur një nxënëse (15) dhe…

Ministria siguron, certifikatat për vaksina nuk janë tërhequr nga përdorimi

Ministria e Shëndetësisë kumtoi se gjatë ditës së djeshme, qytetarët të cilët…