Resul Lloga dhe Ardian Amzovski nga kompania e ndërtimit “Drim Bilding” Bojan Jovanostvit i kanë dhënë 350,000 euro kesh. Paratë ia kanë dhënë për ndërtimin e shtëpive për të moshuarit, ndërsa u është premtuar tokë shtetërore në komunën e Karposhit. Në dëshminë e sotme, ata thanë se kanë paguar edhe 260,000 euro në llogarinë e koordinatores së projektit, Jasna Mandiq. Si Lloga, ashtu edhe Amzovski i kanë besuar projektit, por më pas kanë kuptuar se janë mashtruar.- Advertisment –

Ne fituam besimin se kishte njerëz nga Qeveria, siç janë Frosina Remenski, Aleksandar Kiracovski herë pas here morën pjesë në takime dhe kur i shihni ju keni besim se projekti do të realizohet- tha Resul Lloga, dëshmita.

Pas përfundimit të afatit në të cilin Lidhja Ndërkombëtare, sipas marrëveshjes, do t’u siguronte atyre tokë shtetërore dhe leje ndërtimi, biznesmenët filluan të kërkonin kthimin e parave.

155,000 euro mi ktheu. vazhdimisht më kthente para, siç shkoja ashtu mi kthente paratë, në disa raste. Plani i biznesit ishte i mirë, marrëveshja e bashkëpunimit shpresohej të kishte sukses. Ne kishim plan për të investuar edhe më shumë para dhe për ta përfunduar atë brenda dy vjetësh- pohoi Ardian Amzoski, dëshmitar.

Sipas aktakuzës, biznesmenët janë hutuar dhe mashtruar për projektet për të ndërtuar një Qendër Evropiane për të moshuarit dhe Shërbime mobile. Ato i ka marrë Bojan Jovanovski si kryetar i Lidhjes dhe ish-deputetja Remenski nga radhët e LSDM, sipas aktakuzës, me reputacionin dhe autoritetin e saj i ka mbështetur projektet në takimet me biznesmenët e dëmtuar./Alsat/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…