Sadulla Duraku, sot zyrtarisht mori detyrën e ministrit në Ministrinë e re e Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive.

Gjatë marrjes së detyrës së re, ministri Duraku theksoi se ministria e re që filloi me punë, në fokus të punës së saj do të ketë realizimin e obligimeve që dalin nga akti i themelimit të resorit të ri, nxitjen dhe ruajtjen e marrëdhënieve të mira në mes bashkësive etnike si bazë e Marrëveshjes së Ohrit dhe realizimi i të gjitha masave në kuadër të sistemit politik në vend në pajtim me Programin për punën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ministri Duraku mes tjerash potencoi se për realizimin e këtyre qëllimeve primare ka filluar edhe organizimi i brendshëm i këtij institucioni që paraqet bazë në funksionimin e ministrisë së re.

Gjatë marrjes së detyrës, Duraku theksoi se për të gjitha aktivitetet e radhës të ministrisë për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, opinioni dhe qytetarët do të jenë të njoftuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…