Kryetari i Lëvizjes Serbe të Ripërtëritjes (SPO), Vuk Drashkoviq i tha “H1” se Serbia duhet të distancohet nga Rusia dhe Putini, ose siç tha ai do të bëhet “Venezuela apo Siria ballkanike”.

Ai u shpreh se duhet të shkohet në anën e qytetëruar të botës.

Duhet të shkojmë në anën e qytetëruar të botës dhe një ditë Rusia do të kthehet, kur e keqja të ketë mbaruar, kur njerëz të rinj të udhëheqin Rusinë dhe ajo do të kthehet në anën e qytetëruar të botës”, tha ai.

Ai tha se është shqetësuese që shumica e serbëve janë kundër sanksioneve ndaj Rusisë.

“Është një fakt alarmant 80 përqind e qytetarëve serbë janë kundër çdo sanksioni kundër regjimit të Kremlinit. Këta janë njerëz që mbështesin agresionin e Putinit kundër Ukrainës, duke e mbështjellë atë me vëllazëri historike dhe besnikëri ndaj popullit rus”, tha Drashkoviq.

Mirëpo, ai tha se nuk është e vështirë të shpjegohen arsyet e një qëndrimi të tillë të qytetarëve serb, shkruan Danas.

“Putini shpalli agresionin kundër Ukrainës me fjalët se Ukraina është një gabim historik, një shtet i rremë që nuk duhet të ekzistojë. Para deklaratës së Putinit, propaganda e KGB-së, UDB-së serbo-ruse, përsëriste pa pushim këtu se BeH është shtet fals, se Kosova është shtet fals, se Mali i Zi është gabim historik. Këta njerëz nuk janë për evropianizimin e Ballkanit, ata janë për Putinizimin e Ballkanit”, theksoi Drashkoviq,

Tutje, i pyetur se pse Ballkani është kaq interesant për fuqitë e mëdha, si ato në lindje ashtu edhe në perëndim, Drashkoviq tha se ai ishte duke folur për një “qasje civilizuese”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Putin dhe Biden dalin me deklaratë të përbashkët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia kanë dalë me një deklaratë…

Meta: Amerikanët mund të më vrasin edhe nëse duan

Kim: Kërcënimet dhe nxitja e dhunës meritojnë dënim Presidenti i Republikës Ilir…

Policia jep detaje për rastin e vajzës nga Ferizaj, dyshohet se ajo u vra

Policia e Kosovës ka arritur që ta arrestojë njërin nga të dyshuarit…

Falsifikimi i fotografisë së shqiptares nga Kosova, Sherife Luta – propaganda ruse e paraqet si viktimë serbe

Ishte një prej refugjatëve që u përndoqën nga forcat serbe gjatë luftës…