Është vet-dorëzuar në polici personi i cili dyshohet se qëlloi me thikë për vdekje 22-vjeçarin, Amir Zhegrova, të martën në fshatin Gllamink të Podujevës.

Sipas Policisë, O.ZH, është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për vrasje të rëndë.

“Pas një pune të intenzive hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen e rëndë që ka ndodhë me datën 12.09.2022 në fshatin Gllamnik të Podujevës”.

“Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij nga ana e policisë, kanë bërë që personi i dyshuar O.Zh. mashkull 25 vjeç, sot të dorëzohet në polici”.

“Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Shpenzimet ushtarake botërore arrijnë në dy trilionë dollarë për herë të parë

Shpenzimet ushtarake globale kanë arritur nivelin më të lartë të të gjitha…

Maqedonia vazhdon dështimin në luftën kundër korrupsionit

Maqedonia e Veriut po e përmbyll vitin 2021 pa rezultate konkrete në…

ANALIZA/ Përballja me Kinën për Tajvanin po afrohet, SHBA duhet të marrë qëndrim

Nga Hugh Hewitt/ Ne jetojmë në kohë të rre zikshme, jo vetëm për…

Anglia heq të gjitha kufizimet e Covid-19

Nuk do të ketë detyrim ligjor për t’u izoluar nëse rezulton pozitiv…

Pompeo viziton Maqedoninë

Vizita e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo javën e ardhshme në…