Qeveria dorëzoi në Kuvend Propozim-ligjin për ratifikimin e parakohshëm, përkatësisht të kushtëzuar të Marrëveshjes përfundimtare për anëtarësim në NATO, por nga Kuvendi nuk japin detaje se kur i njëjti do të jetë në rend dite. Ratifikimi i parakohshëm i Protokollit përfundimtar, që sipas procedurës së rregullt do të duhej të vijonte pas ratifikimit të Protokollit nga të gjitha shtetet anëtare, vjen në shprehje për shkak të rrezikut që ratifikimi në Spanjë nuk do të ndodhë para 11 shkurtit, kur dhe pritet të shpërndahet Kuvendi i Shkupit. Kryeparlamentari, Talat Xhaferi së fundmi kishte refuzuar mundësinë e thirrjes së seancës kuvendore, pas shpërbërjes së Kuvendit. Procedura kërkon miratimin e ratifikimit në Kuvend, ndërsa parashikohet të hyjë në fuqi pasi të botohet në Gazetën Zyrtare. Ligji më pas do të depozitohet në Uashington, por pasi Spanja ta ratifikojë Protokollin e aderimit të vendit në Aleancë. Idenë për ratifikim të parakohshëm të Protokollit përfundimtar e para e plasoi VMRO DPMNE-ja opozitare bazuar në shembullin e Malit të Zi, e cila vetë e ratifikoi Protokollin në prill të vitit 2017, ndërsa Spanja e Holanda e ratifikuan një muaj më vonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…