Dominic Raab ka dhënë dorëheqje si Sekretar i Drejtësisë dhe zëvendëskryeministër i Britanisë së Madhe pas një hetimi ndaj pretendimeve për bullizëm.

Hetimi pesë-mujor, nga një avokat i lartë, ishte caktuar nga kryeministri Rishi Sunak pas ankesave për sjelljen e Raabit si ministër, raporton BBC.

Në një letër drejtuar Sunakut, ai tha se do të jepte dorëheqjen nëse hetimi “do të zbulonte ndonjë bullizëm”.

Ai tha se hetimi “i hodhi poshtë të gjitha, përveç dy prej pretendimeve të ngritura kundër meje”.

Raab tha se dy gjetjet që ishin kundër tij ishin “të mangëta” dhe “vendosën një precedent të rrezikshëm për sjelljen e një qeverisjeje të mirë”.

Raporti mbi hetimin nga avokati i lartë Adam Tolley KC ende nuk është publikuar nga qeveria.

Dorëheqja e Raab – një prej mbështetësve kryesorë të Sunakut gjatë garës së lidershipit konservator vitin e kaluar – do të thotë se kryeministrit do t’i duhet të emërojë një sekretar të ri drejtësie.

Tolley po hetonte tetë ankesa zyrtare kundër Raab për bullizëm, i cili u emërua zëvendëskryeministër dhe Sekretar i Drejtësisë tetorin e kaluar.

Ankesat për bullizëm, të cilat përfshinin 24 persona, kanë të bëjnë me periudhat e mëparshme të Raab si sekretar drejtësie dhe sekretar i jashtëm nën Boris Johnson, dhe kohën e tij si sekretar i Brexit nën Theresa May.

Sunak ka qenë nën presion për të shpjeguar atë që dinte në lidhje me akuzat përpara se të riemëronte Raabin në kabinet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ekuadori e Peru goditen nga një tërmet 6.8 ballë, të paktën 15 të vdekur

Të paktën 15 persona kanë mbetur të vdekur nga një tërmet i…

Musliu: Gjenerali rus Leonid Ivashov që dikur tregtonte me ndjenjat e serbeve, sot gjoja shqetësohet për ta

Gjeneral-koloneli në pension i Federatës Ruse, Leonid Grigoryevich Ivashov ka thënë se…

Zvicra bllokoi dërgimin e armëve spanjolle në Ukrainë

Spanja dëshiron të dërgojë armë në Ukrainë, por Zvicra po e bllokon…

Kontrollet për koronavirus shkaktojnë kaos në kufijtë evropianë

Kufizimet kufitare që synojnë ngadalësimin e pandemisë së koronavirusit në Europë kanë…

Finlanda kryen stërvitjen e parë të NATO-s si një anëtare e aleancës

Finlanda njoftoi se me ankorimin simbolik të anijeve gjermane dhe portugeze në…