Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried po jep dorëheqjen, njoftoi të hënën Departamenti i Shtetit.

Donfried shërbeu në këtë post për një vit e gjysmë, duke filluar nga fundi i shtatorit 2021, pasi u emërua në mars të atij viti.

Mungesa e saj lë të hapur një post kritik diplomatik pasi SHBA përballet me disa çështje në Evropë dhe Euroazi, nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia deri te zgjerimi i NATO-s.

”Karen ka menaxhuar me shkathtësi marrëdhëniet tona me shumë nga aleatët dhe partnerët tanë më të rëndësishëm në një kohë kur agresioni i Kremlinit kërcënoi dekada paqeje dhe prosperiteti. Shkathtësia, integriteti dhe shtysa e saj politike përcaktuan udhëheqjen e saj si Ndihmës Sekretare dhe përfaqësojnë vlerat më të larta të shërbimit publik”, tha sekretari i Shtetit Antony Blinken në një deklaratë.

“Një udhëheqëse e jashtëzakonshme, Karen ka ushqyer dhe fuqizuar ekipin e saj, duke e pozicionuar Byronë dhe, nga ana tjetër, Departamentin për të ndjekur në mënyrë më efektive interesat dhe për të mbrojtur vlerat që ndajmë me aleatët tanë evropianë”.

Donfried ka shërbyer më parë si presidente e fondit gjerman ‘Marshall’ dhe në administratën e Obamës si Drejtor i Lartë për Çështjet Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Labinot Tahiri ndan dy mijë euro për të helmuarit në Deçan

Këngëtari i mirënjohur shqiptar, Labinot Tahiri, ka ndarë dy mijë euro për…

Vuçiq thotë se mund të ndryshohet Rezoluta 1244 dhe Kosova të anëtarësohet në OKB

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq iu ka drejtuar kombit rreth zhvillimeve dhe…

Caktohet super-ekspertizë e re financiare në rastin e njohur si “Fondi 3%”

Në seancën e së hënës në rastin e njohur si “Fondi 3%”,…

12 të infektuar me koronavirus në MPB

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në këtë institucion ka…

Infektohet me koronavirus edhe një i punësuar në MPB

Punonjës i informatikës në Departamentin e informatikës dhe telekomunikacionit në Ministrinë e…