Një dokument i WikiLeaks-it që daton nga viti 2009, tregon se në takimet që realizojnë me Sasho Mijallkovin, funksionarët e BDI-së, nuk janë aq trima, sa tregohen nëpër tubime partiake.
Edhe pse kur paraqiten para qytetarëve, ata kanë qejf ta shesin veten si “lisa”, ky dokument tregon se kur paraqiten para Mijallkovit, funksionarët e BDI-së më tepër sillen si “fshisa” (fshesa).
Njeriu i cili e ka prishë krejt Jugosllavinë Ali Ahmeti, në vend se të nxjerrë shpatën e të mbrojë funksionarët e vetë, nga sjellja e Mijallkovit, i është ankuar ambasadorit të atëhershëm amerikan Filip Riker.
“Ahmeti ishte i shqetësuar për shkak se drejtori i Shërbimit Sekret Sasho Mijallkov ka ndikim të madh ndaj kushëririt të tij, Gruevski. Ai ka përmendur se Mijallkovi ka bë edhe vërejtje duke shprehur përbuzjen e thellë ndaj komunitetit shqiptar”, thuhet në dokumentin e publikuar nga “WikiLeaks”, lidhur me takimin Ahmeti-Riker në janar të vitit 2009.
Në BDI nuk dëshirojnë të komentojnë këtë dokument, sepse tani një vit e gjysmë përfaqësuesit e kësaj partie nuk prononcohen për gazetën “Lajm”. Mirëpo BDI ka dëshmuar se i beson dokumenteve që ka publikuar “WikiLeaks”, sepse në disa raste kanë përmendur si dëshmi një dokument të publikuar në këtë ueb faqe, që ka të bëjë me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi.
“Lajm” ka konsultuar disa analistë lidhur me këtë dokument të “WikiLeaks”-it, duke i pyetur se a është e mundur që një parti e cila shitet aq e guximshme dhe patriotike nëpër tubime parazgjedhore, të ketë aq shumë frikë nga Mijallkovi.
Mendimin më interesant na dha një analist i mirënjohur shqiptar, i cili nuk dëshiron t’i përmendet emri, për shkak të radikalizmit të të fundit të disa strukturave të BDI-së.
“Patriotizmi dhe guximi që e shesin përfaqësuesit e BDI-së para elektoratit është në doza që ja cakton VMRO-ja. Unë mendoj se para se të dalin të flasin nëpër tubime, BDI i dërgon fjalimet për kontrollim në shtabin e VMRO-DPMNE-së dhe në tubime i lexon ashtu siç ia lekturon VMRO-ja. Për VMRO-në nuk ëhstë problem pse ata bëhen patriotë 20 ditë gjatë fushatës, por është me rëndësi që deri sa janë pjesë e qeverisë të jenë të dëgjueshëm”, thotë për “Lajm” ky analist.
Ndryshe, në dokumentet e WikiLeaks, thuhet se kreu i BDI-së është ankuar edhe për përdorimin e gjuhës maqedonase në regjistrat në shkollat fillore dhe të mesme në gjuhën shqipe, si dhe mësimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë. Ai ka thënë se këto ligje provokojnë shqiptarët, duke ua rikthyer atyre kujtimet nga periudha e kaluar jugosllave.
Ahmeti ka shprehur shqetësime edhe mbi ndërtimin e planifikuar të një kishe ortodokse në pjesën qendrore të Shkupit (së bashku me ndërtimin e pandërprerë të kishave dhe xhamive në të gjithë Maqedoninë).
“Ahmeti kërkoi ndihmën e ambasadorit të SHBA-ve për zgjidhjen e çështjeve. Mirëpo, ambasadori ka shpjeguar se çështjet si përdorimi i gjuhës në shkolla nuk duhet të jenë një nga brengat kryesore të komunitetit ndërkombëtar dhe se Maqedonia ka nevojë për të demonstruar pjekurinë e saj për të zgjidhur këto çështje përmes dialogut konstruktiv”, thuhet në dokument.
Ambasadori Reeker kishte rënë dakord se planet për ndërtimin e Kishës ortodokse janë shqetësuese. Ambasadori ka theksuar se do të vazhdojë të përcjellë këtë pikë shqetësimi tek kryeministri dhe inkurajoi Ahmetin që ta bëjë të njëjtën gjë.
Ahmeti: Imer Selmani është “mik shpie” me Gruevskin
Bazuar në këtë dokument të WikiLeaks-it, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti i ka thënë ish ambasadorit Riker, se kryetari i atëhershëm i DR-së Imer Selmani, ka raporte të ngushta miqësore me kryeministrin Nikolla Gruevski. Ahmeti madje i ka thënë Rikerit se Gruevski dhe Selmani shpeshherë vizitojnë njëri tjetrin në shtëpitë e tyre.
Ahmeti dhe Selmani sot janë bashkë (nuk dihet saktë nëse kanë bë koalicion, apo Selmani i është bashkuar BDI-së). Opinionit i mbetet vetëm të supozojë çka ka ndryshuar pas vitit 2009, që Ahmeti dhe Selmani tani janë afruar aq shumë – athua është prishë miqësia e ngushtë e Selmanit me Gruevskin, apo ndoshta edhe Ahmeti në ndërkohë është bë mik shpie me Gruevskin?! I njëjti dokument tregon se Ahmeti ka shprehur mendim jashtëzakonisht të keq edhe për kreun e Bashkësisë Fetare Islame (BFI), Sulejman Rexhepi. /Lajm.mk/ 24 Prill 2014 
Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…