Një incident i rëndë ndodhi sot në Francë, ku një i ri sulmoi priftin dhe mugeshën në një kishë.

Janë zbardhur detajet e para të ngjarjes. I riu ka deklaruar se kishte si synim presidentin aktual, Emanuel Macron. Mediat raportojnë se francezi vuan nga çrregullimi bipolar.

Sulmi u njoftua nga ministri i Brendshëm i vendit, në një postim në Twitter. “Një sulm u krye sot në mëngjes në një kishë në Nice. Prifti ka mbetur i plagosur, nuk është në rrezik për jetën. Solidaritet me famullitë dhe falenderime për forcat e rendit, të cilët arrestuan me shpejtësi autorin. “ Policia është në vend”, ka shkruar Geral Darmanen.

Autori i sulmit quhet Kevin, ai ka lindur në vitin 1991 në Fresous (Franca jugore), shtetas francez dhe jeton në Nice. Ai nuk është i njohur për autoritetet, sipas një burimi policor. Sipas kryetarit të bashkisë së Nicës, ai e kishte blerë thikën disa ditë më parë.

“Ai padyshim vuan nga çrregullimi bipolar” dhe veprimi i tij “nuk është apriori terrorist”. “Ai spontanisht i tha policisë se ishte i besimit hebre dhe se në ditën e zgjedhjeve donte të vriste Macron dhe përfundimisht u kthye kundër një kishe”, tha i njëjti burim policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Biden i premton Turqisë F16-tat, zbulohen shqetësimet e amerikanëve për F35-sat!

Pas kthimit nga samiti i G20-tës në Romë, presidenti turk Rexhep Tajip…

Digjen varrezat e serbëve në Hajvali

Në Hajvali të Prishtinës, një pjesë e varrezave është kapluar nga flaka.…

Bëjeni anëtarësimin e Kosovës më të lehtë, i thotë Kurti NATO-s dhe BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për AFP rreth mundësisë së…

VIDEO/ Është grabitur një kasafortë me 30 mijë euro, Makoil në Shkup

Më datë 13 dhjetor, në pikën e karburantit MAKOIL në Aerodrom të…

Escobar u shpreh se ShBA-ja është e përkushtuar që të ketë përparim drejt qëllimit final të dialogut

Zëvendësndihmëssekretari i Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar,…