Synimi është nga 14 prilli. Dyqanet e vogla deri në 400 metra katrorë mund të hapen sërish, nën kushte të rrepta të sigurisë natyrisht”, tha Kurz.

Ai shtoi se nëse plani i qeverisë shkon mirë, dyqanet më të mëdha do të rihapen nga një maji, ndërsa nga mesi i majit, shtoi Kurz, do të mund të rihapen edhe hotelet, restorantet dhe shërbimet e tjera.

Megjithatë, Kurz theksoi se kufizimet e lëvizjes që ka vënë Austria për frenimin e koronavirusit mbeten në fuqi dhe u bëri thirrje austriakëve që të mos i festojnë Pashkët jashtë shtëpive.

Festa e Pashkëve i bie në mes të prillit.

Kurz tha se shkollat do të mbeten të mbyllura deri në mes të majit, ndërsa ngjarjet publike do të jenë të ndaluara deri në fund të qershorit.

Austria, vend me 8.8 milionë njerëz, aktualisht ka 12,058 të infektuar me koronavirus, 204 viktima dhe 2,998 të shëruar./rel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Varroset kosovari i varë në Belgjikë

Pasditen e së premtes në varrezat e qytetit të Gjakovës u varros…

Turqi, protokolli për anëtarësimin e RMV-së në NATO hyn në fuqi

Ligji për ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në…

Mediat turke: E kryer, Vedat Muriqi te Lazio

Lajmet e fundit që vijnë nga Turqia konfirmojnë se sulmuesi i Fenerbahçes,…

Sllovakia dëbon tre pjesëtarë të ambasadës ruse

Sllovakia ka dëbuar tre pjesëtarë të stafit të ambasadës ruse në kryeqytetin…

Hidhet shorti i Botërorit 2022

Spanjë-Gjermani është ndeshja më tërheqëse në grupe Spanjë-Gjermani është sfida më tërheqëse…