Bashkimi Evropian ka njoftuar nisjen e skemës së saj të shumëpritur të heqjes së vizave, ETIAS, që do të nis së aplikuari në maj të vitit 2023.

Ndërsa ETIAS nuk është njësoj si një vizë – është më e shpejtë, bëhet në internet dhe nuk kërkon informacion biometrik – ka ende një procedurë dhe një kosto për ta marrë atë, më tepër si skema e Shteteve të Bashkuara, ESTA, raporton cnn.

ETIAS, i cili qëndron për Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ishte planifikuar që të futet në funksion në fund të vitit 2022.

Udhëtarët e BE-së janë të përjashtuar dhe kanë lirinë e lëvizjes nëpër bllok, duke i lejuar ata të kalojnë sa më shumë kohë që duan në shumë vende. Banorët e BE-së, gjithashtu do të përjashtohen.

Por për të gjithë të tjerët që hyjnë në bllok nga një vend që më parë nuk kërkonte vizë, ETIAS do të jetë i detyrueshëm. Lëvizja prek rreth 60 vende, përfshirë SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, të cilat humbën lirinë e lëvizjes pas BREX-it. Asgjë nuk ndryshon për ata që më parë kishin nevojë për vizë për të hyrë.

Procesi i aplikimit do të jetë nëpërmjet një “sistemi IT kryesisht të automatizuar”, me miratim të dhënë “brenda pak minutash”, për rreth 95 për qind të aplikantëve, sipas një memo të re të lëshuar nga BE-ja.

Koha maksimale e nevojshme për miratim mund të jetë deri në një muaj në “raste shumë të jashtëzakonshme”. Kushdo, aplikimi i të cilit është refuzuar, do të ketë të drejtën e apelimit.

Autorizimi ETIAS është i vlefshëm për një numër të pakufizuar hyrjesh për tre vjet. Megjithatë, mbajtësit duhet t’u përmbahen rregullave të imigracionit dhe qëndrimit të tepërt. Aktualisht, shtetasit e tretë nuk mund të qëndrojnë më shumë se 90 ditë në bllok në tërësi, për çdo periudhë 180 ditore.

Kostoja: 7 euro për ata të moshës nga 18 deri në 70 vjeç. Nuk është ende e qartë nëse të tjerët do të kenë një tarifë të reduktuar ose do të jenë në gjendje të aplikojnë falas. Në krahasim, SHBA-ja tarifon 21 dollarë për një autorizim ESTA.

Data e fillimit të aplikimeve nuk është bërë ende e ditur.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti – Opozitës: Serbia po më godet mua për shkak të kompromiseve tuaja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova në tryeza s’ka…

Zjarri në Spitalin Modular, sot mbahet protestë në Tetovë

Në Tetovë sot me fillim prej orës 13:30, është paralajmëruar protestë në…

Nuk merren masa ndaj profesoreshës Besiana Mehmedi

Komisioni disiplinor i Fakulteti të Arteve në UT nuk ka marrë asnjë…

Kapja e shtetit në Ballkanin Perëndimor

Një ligj i miratuar në Shqipëri i ka mundësuar kompanisë A.N.K Sh.P.K.,…

Virusi korona, Dimitrov: 2300 shtetas kanë mbetur jashtë kufijve

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov njoftoi se gjithsej rreth 2300…