Gazetari Enton Abilekaj komentoi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloini për emigrantët.

Sipas tij, Rama bëri një pazar për interesa të tij personale, pasi Shqipëria nuk do marrë asnjë përfitim financiar.

“Ne e morëm vesh vetëm kur Rama po e firmoste marrëveshjen, ndërkohë që kishim dëgjuar nga mediat e huaja angleze, italiane që Shqipëria do bëhej pjesë e zgjidhjes së krizës së emigrantëve. Problemi është që ai donte ta bënte vetë pazarin dhe ta sillte gati”.

“Ka bërë një pazar mbi interesat e veta personale, mediat italiane shkruajnë se shqipërua nuk do marrë asnjë lekë, përfitimi i Shqipërisë është zero. Rama  e mbush Shqipërinë me emigrantë të Afrikës dhe përfton pushtet personal, Shqipëria përfiton zero lekë”, tha Abilekaj në emisionin Now në Euronews Albania.

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama lidhur me marrëveshjen e firmosur me kryeministren italiane ku Shqipëria bëhet vend pritës për emigrantët.

Përmes një njoftimi për mediat PD bën me dije se kërkesa për interpelancë është dorëzuar nga nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku.

“Në këtë kërkesë, PD kërkon që qeveria shqiptare të japë sqarime lidhur me këtë marrëveshje pasi nuk ka asnjë transparencë nga pala shqiptare, ndërsa pala italiane i ka bërë jehonë këtij pakti me qeverinë tonë. Marrëveshja u njoftua nga kryeministrja italiane,  ndërsa pala shqiptare deri tani asnjë njoftim.

Kryeministrja Meloni shpjegoi se është rënë dakord, që të përdoren disa zona të Shqipërisë si vend pritës të refugjatëve, për të bërë të mundur seleksionimin e tyre, në mënyrë që të vendoset nëse ata kanë të drejtë të përfitojnë azil, ose jo. Sipas medias italiane, kjo bazë pritëse, mësohet se do të jetë Shëngjini, ku përgjatë një viti mund të mbërrijnë deri në 36 mijë emigrantë, siç edhe ka deklaruar kryeministrja italiane”, thuhet në kërkesën e PD.

Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot një marrëveshje për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm.

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të hënë në Itali ku mbajti një konferencë për shtyp së bashku me homologen e tij italiane Girogia Meloni për të folur rreth marrëveshjes për refugjatët.

Rama tha se Shqipëria nuk mund të jetë zgjidhja për situatën e vështirë ku ndodhet Italia në këto momente, por mund të japë një ndihmë, pasi pas futjes në Itali, sipas tij emigrantët e paligjshëm e kanë shumë të lehtë të lëvizin në çdo vend të BE-së.

Rama tha se Shqipëria i është në borxh të madh Italisë për pritjen e refugjatëve në vitet ’90, ndaj nëse ajo thërret, Shqipëria duhet të përgjigjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Tërmet i fortë në Zvicër

Toka u trondit sot në orët e pasditës në rajonin e Bazelit.…

Humb jetën nga zjarri një qytetar në Kosovë

Mbeten ende katër vatra aktive Një person ka vdekur në Novosellë të…

Propozimi francez do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë

Në ueb faqen e Qeverisë sot do të publikohet propozimi francez për…

Burime të BE-së: Pa ndryshime Kushtetuese ndërpriten negociatat me BE-në

RMV-ja nisi negociatat aderuese me BE-në më 19 Korrik 2022 dhe për…

Zhgënjehen shqiptarët që votuan LSDM-në! Ngelën pa paralele shqipe në Idrizovë

Shuhet thuajse çdo shpresë për hapjen e paraleles shqipe për klasën e…