Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se SHBA-të vazhdimisht kanë dënuar djegien e veturave në veri.

Ambasadori Hovenier përmes një postimi në Twitter, ka pohuar se Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj.

“SHBA-të vazhdimisht e kanë dënuar djegien kriminale të veturave në veri të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka përgjegjësi të mbrojë qytetarët e saj dhe të sigurojë llogaridhënie për këto vepra kriminale”, thuhet në postimin e ambasadorit.

Ndryshe, deri tani rreth 10 vetura janë djegur në veri të vendit, të cilat janë regjistruar me targa të Kosovës.

Kujtojmë se vitin e kaluar kishte filluar procesi i ri-regjistrimit të veturave me targa RKS.

Megjithatë, ky proces shkaktoi tensione në terren. Fillimisht, më 31 korrik u ngritën barrikada për këtë çështje, e më pas në nëntor serbët u larguan nga institucionet e Kosovës në veri shkaku i suspendimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Ndërkohë, Kosova dhe Serbia, me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, në fund të nëntorit të vitit të kaluar arritën një marrëveshje për targat, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Pompeo: SHBA do të ofrojë mbështetje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti gjatë vizitës zyrtare…

Situata nga COVID/ Mbi 23 mijë vaksinime ditën e sotme, shifra që nga fillimi i fushatës

23.655 vaksinime kundër COVID janë kryer ditën e sotme në vendin tonë.…

Lëndët e PSP-së, pritet vendimi i Joveskit

Prokuroria speciale ende pret shkresë zyrtare nga Prokurori publik i shtetit Lubomir…

Vdes në moshën 37 vjeç nga koronavirusi diplomati britanik

Një diplomat britanik ka vdekur në Hungari, pasi është infektuar me koronavirus.…

Kurti pret që në takimin e 2 majit në Bruksel të trajtohet me urgjencë çështja e të pagjeturve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Ditën kombëtare të personave të zhdukur…