Dita e dytë e protestës së Odës turistike- hotelierike para Ministrisë së financave. Sot iu bashkëngjitën edhe kontabilistët. Siç thonë, shteti i ka harruar edhe për pakon e gjashtë.
Nën moton “A do të mundeni”, i thirrën institucionet kompetente që ta sigurojnë ndihmën financiare që e kërkojnë. Kërkohet ndihmë e njëhershme financiare për objektet e regjistruara hotelierike të cilat mbi një vit kanë ndalesë për ta kryer veprimtarinë e tyre primare, me dekret të Qeverisë.
Përndryshe dje qeveria e prezantoi pakon e gjashtë të masave ekonomike me të cilën janë të paraparë 9,9 milionë euro ndihmë financiare për rreth 6 mijë hotelierë të cilët punësojnë 17 mijë qytetarë.