Zelensky: Nuk jam larguar nga Ukraina
Dita e 10 e pushtimit rus në Ukrainë ka nisur me një armëpushim.
Rusia ka pranuar të hapë korridore humanitare për 5 orë, në qytetet jugore, Mariupoli dhe Volnovakah, në mënyrë që qytetarët të mund të largohen.
Qeveria Ukrainase ka thënë se plani është për të evakuar rreth 200 mijë njerëz nga Mariupoli dhe 15 mijë të tjerë nga Volnovakah. Këshilltari i Ministrisë së Brendshme të Ukrainës u shpreh se do të ketë marrëveshje të mëtejshme me Rusinë mbi evakuimin e civilëve nëpërmjet korridoreve humanitare në frontin e luftës.
Ne zonat e tjera, sulmet ruse nuk janë ndalur. Avionët e bombarduan serish Mariupolin gjatë natës. Shpërthime të tjera janë dëgjuar gjatë natës edhe në Harkiv e Kiev. Forcat e armatosura të Ukrainës kanë publikuar një video në rrjetin social Tëitter, momentin ku kanë rrëzuar një helikopter ushtarak rus mëngjesin e kësaj të shtune.
Presidenti Zelensky mohoi zërat se ai është larguar nga vendi dhe publikoi një video për të treguar se vazhdon të qëndrojë në Kiev.
Volodymir Zelensky: Përshëndetje të gjithëve! Çdo dy ditë shpërndahen thashetheme se unë jam larguar nga Ukraina, nga Kievi apo nga zyra ime. Siç mund ta shihni unë jam këtu, jam në vendin tim . Askush nuk është larguar.
Që prej nisjes së luftës në Ukrainë nga vendi janë larguar rreth 1,2 milionë Ukrainas, gjysma e tyre drejt Polonisë.