Me ardhjen e Vitit të Ri 2020, në Maqedoni hyjnë në fuqi edhe disa ligje të reja, të cilët u miratuan gjatë vitit të kaluar.

Prej sot do të rritet niveli i kontributeve që punëdhënësit duhet ta paguajnë për punëtorët e tyre. Për sigurim pensional do të paguhet 18.8 përqind të pagës bruto, ndërsa për sigurimin shëndetësor 7.5 përqind, që është për 1 përqind më shumë se në vitin 2018.

Sot hyjnë në fuqi edhe ndryshimet ligjore për tatimin e makinave. Kjo masë, siç thanë nga qeveria bëhet për të ulur importin e makinave të vjetra, si dhe ndotjen e ajrit. Me këtë ligj të ri, do të rriten tatimet për importin e makinave më të vjetra, të cilat nuk i plotësojnë standardet për ndotjen e ajrit.

Nga 1 janari, me hyrjen në fuqi të Ligjit të ri të Akcizave, është planifikuar të futet rendi në prodhimin e raki vendase. Qytetarët që prodhojnë më shumë se 200 litra, por jo më shumë se 2,000 litra, do të duhet të regjistrohen, ndërsa Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të duhet ta kontrollojë. Ligji i ri i akcizës, i cili hyn në fuqi më 1 janar, parashikon legalizimin e prodhimit dhe shitjen e rakisë vendore.

Prej sot hyjnë në fuqi edhe ndryshimet në Ligjin e Taksës mbi të Ardhurat Personale, me të cilat do të shfuqizohet taksa progresive e të ardhurave personale.

Gjithashtu rej sot do të rritet edhe pragu i TVSH-së, nga një milionë në dy milionë denarë.

Nga dita e sotme lirohen nga dogana dërgesat që nuk do t’i tejkalojnë shumën e 90 eurove.

Mbi 32 mijë të punësuar në arsim prej sot do të marrin paga më të mëdha për 10 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…