Kryeministri Zaev “pastroi” kabinetin e tij. Ai njoftoi se do të jetë edhe ministër i financave. Megjithëse paralajmërohen edhe “pastrime” tjera, ky hap mori vëmendjen më të madhe të opinionit. Mbase, Zaev mendon se kështu do të “lulëzojnë” financat. Por, kjo mbetet për tu parë.

Edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti përdori fshesën e Zaevit. Në kohën kur në shumë vendbanime shqiptare po shfaqen grafite “Ali+Musa=UBDA”, Ahmeti largoi nga Qeveria, Hazbi Likën, njërin nga komandantët më të njohur të UÇK-së në rajonin e Tetovës dhe më gjërë.
Dhe, për ta bërë këtë, Ahmeti vendosi ta mbyllë Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Veprim ky shumë i çuditshëm dhe shumë i kundërshtuar nga komandatët e UÇK-së brenda BDI-së, që fatmirësht mbetën gjallë.

E, nga ana tjetër në qeveri, të paprekshëm vijojnë të mbeten zëvendëskryeministri Bujar Osmani, i përfolur për keqpërdorime financiare gjatë kohës që ishte ministër i Gruevskit për shëndetësi dhe ministri për gjithçka, Sadulla Duraku, i njohur më shumë për shpenzimet e larta për makijato, me para të qytetarëve. Ky i fundit pasi “rregulloi” ekologjinë tani po akomodohet në ministrinë e re për sistem politik.

Përmbajtja e një “bo mbe” të El Chekës, ngriti shumë dilema për këta dy ministra “të paprekshëm”. Në bisedën e përgjuar Ahmeti dhe Duraku, përmendin edhe “Bujarin”, ndërsa dëgjohen duke biseduar si të mbrojnë nga drejtësia vr asësin e vëllait të një gazetari nga Likova në vitin 2010, i cili nuk u dë nua asnjëherë. Mbase, kjo mund të jetë 1 nga 1 milion aryset për lidhjet e ngushta mes të lartëpërmendurve.

“Bo mbat” e radhës pritet ta bëjnë edhe më të qartë situatën. Madje, mund të zbulojnë edhe ndonjë tjetër detaj për afërsinë e Alisë dhe Musës nga Kërçova me Sadullën e Likovës, që u bënë shokë të pandashëm nga koha e financimit të lu ftës së UÇK-së në vitin 2001.

Fshesën e Zaevit, Ahmeti e përdori për të pastruar nga qeveria një shqiptar me vlera morale e kombëtare, ndërsa në ekzekutiv la njerëz që shquhen vetëm për fshehjen e të vërtetave të hidhura për shqiptarët apo kuadro që i ka në qejf ndonjë nip i liderit për arsye të panjohura.

Kush po e çon Ahmetin, të bëjë veprime të tilla të çuditshme? Kjo pyetje mbase nuk ka lidhje me përmbajtjen e grafiteve, por hap shumë dilema në kokën e të gjithë atyre shqiptarëve që nënçmohen kur quhen “stërvëjna” apo “pamuka”. /gazeta lajm/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…