E zbuluan! Ai që paska kritikuar “reisin”, Naser Sahiti, qenka profesor i Universitetit të Tetovës! Sakaq u organizuan dhe nisën me rrebesh sulmesh e shqetesimesh. Ia thyen edhe pass-in dhe iu futën në facebook prej nga ia nisën fotografite e pjesëtarëve të familjes! Me demek, të kapëm, ta dimë adresën, shtrëngohu…

Nga Jasir Jashari

Një mik i imi, një mysliman i devotshëm e me taban kombëtar, zotëri Naser Sahiti, kishte publikuar një shkrim që kishte të bëjë me numrin e xhamive të vendit, të cilin kurrë nuk e thanë të saktë. “Reisi” Shaqir Fetai, gjithnjë manipulon me shifrën 700-800 xhami! Ish-reisi i Shaqir Fetait thoshte se janë mbi 1000 xhami. Pra, për 300 xhami nuk ia qëllon Shaqir Fetai, për të cilin artikullshkruesi thotë se një “dorë e zezë” e instaloi në krye të BFI-së. Ky konstatim metaforik e paska prekur fort Shaqir Fetain dhe, sakaq, ia paska lëshuar dofarë Keci e Meci të hamamit, të cilët e kanë shqetësuar deri pas mesnate. Në fakt, është tmerruar nga publikimi i këtij realiteti mbi huqjen galopante të numrit të xhamive. Edhe “reis” edhe mos me e ditë gjënë më elementare? Skandaloze!
I kanë kërkuar autorit të shkrimit të dinë se kush e ka detyruar të shkruaje dhe cila është ajo “dorë e zezë” që e paska instaluar Shaqir Fetain në krye të BFI-së!
Ua tregoj unë, sepse këta farë Keca e Meca, mbase nuk e dinë që Shaqir Fetai ka qenë servili më i gërditshëm i Sulejman Rexhepit. Aq ka qenë servil sa, bashkë me honxhobonxhët e vetë, i kanë kërcyer edhe “belidenc” për ditëlindje dhe në ahengun me rastin e dekorimit nga ana e presidentit shqiptar, Ilir Meta. Madje i kanë kërcyer të eksituar deri në pikën e ekstazës.
Aq servil dhe, sakaq, na u trimërua Shaqir Fetai?! Kurrë në jetë nuk lejoi që t’i bie një pikë pluhuri mbi autoritetin e Sulejman Rexhepit, ndërkaq, brenda natës rrebelohet dhe udhëheq puçin kundër Mulla Sulës! Një dorë e zezë, pa dyshim, ia turbulloi shpirtin dhe mendjen Shaqir Fetait dhe, mos të na bëhet tash francuz por le të na e thotë se cila dorë e përgedheli duke e inkurajuar në këtë aventurë shumë të rrezikshme për Institucionin e BFI-së. Për këtë “dorë të zezë” për islamin dhe për myslimanët e vendit e dinë edhe zogjtë e malit, të gjithë faktorët relevant të vendit, të cilët tash do ta kenë edhe një informacion plus: përveç blerjes së heshejes të mediave të vendit, tash metodë për ta heshtur të vërtetën po e përdorin edhe kërcenimin! Mbrëmë Naserit, ia kanë kërkuar edhe adresën e shtëpisë dhe i kanë thënë të shtrëngohet mirë se për dy minuta do i ketë te dyert e oborrit. Le të nisen, po i pres aty, për bujrum! Metodë terroriste serbe, a!
Kecit e Mecit dhe të gjithë këlyshve të Shaqir Fetait i themi që për atë “dorë të zezë” e cila e instaloi Shaqir Fetain në krye të BFI-së, ta pyesin vetë Shaqir Fetain, sepse ai e njeh dhe, edhe më tej fërkohet dhe kruhet nga e njëjta “dorë”! Nëse nuk ua thotë ai, le ta pyesin H. Sulejman ef. Rexhepin, sepse ua thotë pa përtesë e pa ngurrim. Shaqir Fetai bën mirë t’i lidhë këlyshët dhe mos t’i ndërsejë se po u del ndonje “sharan” e po t’i kullufitë si llokumat!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Fetahu: Saktësia milimetrike e epitetit

Epitet shumë i rëndë? “Shaqir Fetah rrencaku” ishte titulli i një shkrimi…

Tradhëtari

Vetëm tradhëtia e parë është e trishtë! Gjatë aktit të tradhëtisë djersët…

Deklarata e Brnabiqit: ,,Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”

Shkruan Refik Hasani Kërcnimin të cilin Krahinēs son shqiptare, që përfshin Medvegjën,…

Mospërfillësi i kriminalizuar

Mospërfillja e praktikave normative shpie në autoritarizëm! Autoritarizmi shpie në shkatërrim, krim…