Më shumë se 900 zjarrfikës, të ndihmuar nga mjetet ajrore, po luftojnë për të shuar një zjarr të madh që tashmë ka djegur një sipërfaqe prej më shumë se 6000 hektarësh në jug të Francës dhe më konkretisht në rajonin Gar, i cili është relativisht afër Montpellier.

Zjarri shpërtheu vonë të enjten, dhe tashmë është klasifikuar si një “mega-zjarr”. Tashmë ka zona dhe fshatra që janë evakuuar, me qëllim që të mos ketë viktima, ndërsa ka edhe shtëpi që i janë dorëzuar flakëve.

Rreziku i zjarreve në pyje është veçanërisht i lartë këtë vit në jug të Francës për shkak të thatësirës, ndërsa erërat e forta që fryjnë në shumë zona po vështirësojnë edhe më shumë punën e zjarrfikësve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Droni ‘spiunon’ shoferët problematik, qindra gjoba për një javë

Kontrollet me dronë, radar dhe drager kanë zbuluar qindra shkelje që bëjnë…

Klinaku: Aktakuzat e Gucatit dhe Haradinajt nuk janë konfirmuar

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK’së, Faton Klinaku, përmes një shkrimi…

Bjellorusia së shpejti mund ta sulmojë Ukrainën

Bjellorusia, një aleat i ngushtë rus, mund të sulmojë së shpejti Ukrainën…

Kurti për takimin me Vuçiqin: Dialogu të jetë për njohje reciproke, reciprociteti është veprim i shëndosh

Kryeministri Albin Kurti duke komentuar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq,…

Po bie numri i popullsisë në Maqedoni, parashikime katastrofale për dekadat e ardhshme

Deri në vitin 2050, Maqedonia do të humbasë rreth 11 për qind…