Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth një javë më parë, janë djegur në Zubin Potok, bëri të ditur Policia e Kosovës.

Policia tha se dy persona, të nacionalitetit serb, kanë paraqitur rastin në polici, duke treguar se veturat e tyre ishin djegur rreth orës 02:30 nga persona të panjohur.

“Palët ankuese raportojnë se veturat e tyre kanë qenë të parkuara e lagjen e tyre, para shtëpive të banimit”, thuhet në njoftim.

Blerim Vela, shef i kabinetit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, shkroi në Twitter se “strukturat ilegale të Serbisë po vazhdojnë të kërcënojnë serbët lokalë” në Zubin Potok.

“Mbrëmë, dy makina në pronësi të serbëve të Kosovës duket se u dogjën vetëm pse kishin targa RKS. Sipas marrëveshjes së Brukselit, këto janë targat e vetme legale në gjithë Kosovën”, shkroi ai.

Kjo nuk është hera e parë që në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë djegur vetura me targa RKS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Geer: Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria duhet të përpiqen të zhvillojnë marrëdhëniet e mira ndërfqinësore

Euroambasadori në Maqedoninë e Veriut, David Geer theksoi se të dyja palët,…

Franca dërgon armë në Ukrainë për luftën me forcat ruse

Franca ka nisur armë dhe pajisje për të ndihmuar Ukrainën për luftën…

Policia ndëshkon dasmorët, ledhaton Shaqir Fetain

Qeveria mendon për të mirën e qytetarëve. Ka shtrënguar masat duke prekur…

Zelensky u bën thirrje rusëve që të ‘ndalojnë’ Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u ka bërë thirrje qytetarëve rusë që…

Edhe dy arrestime në Gostivar

Pas arrestimit të 23-vjeçarit, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar edhe për…