Kryetari i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti, ka folur ditën e sotme në lidhje me dialogun me Serbinë nëse ai do të zgjidhet kryeministër.
Ai u shpreh se prioritet i tij është t’u përgjigjet shqetësimeve të qytetarëve, ndërsa shtoi se dialogu me Serbinë nuk është prioritet i qytetarëve.

“Ajo që ofrojmë ne është drejtësi dhe punësim. Janë dy çështje që i ofrojmë si qeveri e re për qytetarët e Kosovës. Sipas të gjitha matjeve të opinionit dialogu me Serbinë nganjëherë janë prioriteti i gjashtë e ndonjëherë i shtati. Kurrë s’janë tri të parat. Unë duhet t’i përgjigjem qytetarëve. Nuk po them që s’do të merrem me atë por nuk është prioritet as i qytetarëve dhe ai i imi”, tha Kurti.

Pyetje: Po rreth marrëveshjes së Uashingtonit?

Kurti: Ne duhet të forcojmë shtetin. S’po them se s’do të dialogojmë me Serbinë por nuk është në prioritetet e para kjo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…