Dhomat e Specializuara të Hagës kanë marrë vendim që kalimi i dosjes tek trupi gjykues i çështjes se Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt të shtyhet për datën 16 korrik.

Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00.

“Pas vendimit të sotshëm të panelit të Gjykatës së Apelit, gjykatësi i procedurës paraprake në çështjen Gucati & Haradinaj ka ndryshuar datën e mëparshme për kalimin e dosjes së çështjes tek trupi gjykues, në 16 korrik 2021. Ai gjithashtu urdhëroi ZPS-në që të dorëzojë aktakuzën e korrigjuar deri më 5 korrik dhe Mbrojtjen që të dorëzojë dosjen paraprake (nëse dëshiron ta bëjë këtë) deri më 12 korrik. Gjithashtu, seanca në këtë çështje, e caktuar për këtë të premte, më 25 qershor, shtyhet për datën 14 korrik 2021 në orën 15:00”,thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Fillojnë bisedimet e Rusisë me Ukrainën

Këshilltari i presidentit të Ukrainës, Mykhailo Podolyak ka thënë se bisedimet me…

Çfarë do ndodhë në gjysmën e dytë të korrikut? Paralajmërojnë meterologët: Anticikloni i fuqishëm…

Anticikloni i fuqishëm me qendër mbi Britaninë e Madhe pritet të shtrihet…

Protestat paralizojnë Barcelonën

Demonstratat për lirimin e liderëve separatistë nuk kanë të ndalur në rajonin…

​Optimizëm për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës

Anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës po konsiderohet i mundshëm pas…