Javën e kaluar një grup prej më shumë se 80 eurodeputetësh nga grupe të ndryshme politike i janë drejtuar me letër Komisionit Evropian duke i kërkuar që të hiqen barrierat e roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor, përcjell TV21. Eurodeputeti austriak nga Partia e Gjelbër Evropiane, Thomas Waitz thotë se kjo do të ndihmonte që shumë mërgimtarë nga Ballkani të komunikonin më lehtë me familjet e tyre.

“Ne kemi nevojë urgjente për një integrim më të ngushtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së dhe një hap drejt kësaj do të ishte shembja e barrierave të roaming. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në mbylljen e hendekut drejt BE-së, por gjithashtu do të largonte pengesat e përditshme të qytetarëve të vendeve perëndimore që vijnë nga Ballkani e që jetojnë dhe punojnë në BE, shpesh larg familjeve të tyre, që përballen me tarifat e shtrenjta të roaming-ut. Komisioni Evropian duhet të kontribuojë në një integrim më të fortë duke krijuar një Zonë të Lirë Evropiane Roaming që përfshin Ballkanin Perëndimor”, tha mes tjerash Waitz.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ndikimi i Listës Serbe në zgjedhjet parlamentare rrezikon demokracinë në vend, kërkohet reagim institucional

​Dyshimet se Lista Serbe e rriti iniciativën e Adriana Hoxhiqit po shihen…

Rritje me 65% e buxhetit për modernizimin e Mbrojtjes, Peleshi: Dyfishim i investimeve

Peleshi u shpreh se buxheti i vitit 2022 është 32 % më…

Sulm terrorist në Londër, ka viktima

Një sulm terrorist ka ndodhur në Londër, ku një person i armatosur…

Biden: Do të përgjigjemi shpejt nëse rusët aneksojnë territoret ukrainase

Shtetet e Bashkuara do të punojnë me aleatët dhe partnerët perëndimor për…

Shpërthim në linjën hekurudhore në Krime, ndërpritet trafiku mes dy qyteteve të rëndësishme

Këtë mëngjes, trafiku hekurudhor midis Simferopolit, kryeqytetit të Krimesë, dhe portit të…