Ushtruesi i detyrës caktohet personi që e ka të qartë se ngarkohet me përgatitjen e procesit zgjedhor deri në zgjedhje të drejtorit, kryetarit etj., duke qenë plotësisht i vetëdishëm se vetëpërjashtohet nga pjesëmarrja në garë për një post të tillë. Kështu thotë Ligji për Marëdhënie pune. Shkelësit e ligjeve gjithkund në botë ndiqen penalisht

Nga Sabit Ibrahimi

Shaqir Fetai, duke dashur që të ngelë brenda rregullave të parapara me Ligj për sa i përket ushtruesit të detyrës, pak “para akshamit” i shpalli zgjedhjet për Kryetar të BFI-së! Në hap bëri një gafë të pafalshme ligjërisht, sepse, formoi “komision” për zgjedhje, e cila në fakt duhej të ishte për hartim të Rregullores për zgjedhje të Kryetarit të BFI-së, në kuadër të Kuvendit të BFI-së i cili edhe do të duhej të intervenonte, ta plotësonte, ta ndryshonte, apo ta miratonte në tërësi! Shaqir Fetai, si u.d., duhej ta përfundonte procesin e zgjedhjes dhe jo komisionet fiktive!
Shaqir Fetai dëshiron që t’i ik a) përgjegjësisë ligjore dhe, b) t’i mbyllë sytë dhe të shkelë mbi ligj duke u hedhur në këtë garë për kreun e BFI-së, ndonëse akoma është i akredituar në Regjistrin Qendror si “ushtrues detyre kryetar”! Edhe ushrues detyre edhe kandidat për kryetar – tërë kjo paraqet konflikt të rëndë interesi!

A ka insaf ky njeri

Shaqir Fetai ka paguar disa tv e disa portale që mos të lëshohet asnjë shkrim, asnjë e vërtetë, dhe asnjë reagim që do ta demaskonte dhelpërinë e poshtër të tij! Shaqir Fetai, pa pikë turpi u paraqitet hoxhallarëve dhe i bën për pesë lekë nëse kanë dhënë ndonjë mendim negativ nëpër facebook-at e tyre, qoftë mbi dukurinë qoftë mbi vetë Shaqir Fetain! Insiston që të fshihen, duke u premtuar se do t’i rehatojë në administratë të BFI-së. Premtim i rremë, i poshtër, sepse BFI-ja nuk ka kapacitet që të ketë administratë prej mbi 1000 teologëve aq sa janë aktivë nëpër xhami, të cilët, absolutisht, që të gjithë shprehin rezerva mbi sinqeritetin dhe burrërinë e Shaqir Fetait.
Ditën që është formuar “komisioni humoristik” i cili ka detyrë të caktojë kushte dhe datë për zgjedhje, po flitet se veçmë janë hedhur tre kandidatura: ajo e Shaqir Fetait, e Shaban Sulejmanit dhe e Qani Nesimit, duke u përjashtuar kandidatura e mundshme nga Shkupi – meqë për momentin Myftinia e Shkupit drejtohet prej një mytevelie e jo myftiu! Ky paskësh qenë propozimi i Shaqir Fetait! Çka synon Shaqir Fetai me këtë propozim djallëzor?
Njëri nga kandidatët do të shantazhohet që në start, ndërsa po ashtu do të jetë i shantazhuar për shkakun e tij edhe “myftiu” i cili do ta votojë ose atë ose Qani Nesimin! Do të ngelin dy kandidatë!
Nëse ngelë në gara Qani Nesimi, edhe ky tashmë është “dekonspiruar” te të huajt si kandidat i Besës, ndërsa vetë ka premtuar gjithandej se kandidatë politikë nuk do të ketë dhe nuk do të lejohet asnjë parti që të ndikojë në BFI! Po vetë Shaqir Fetai si kandidatë i BDI-së?!
Për të dalur nga ky kurth, tashmë Shaqir Fetai i ka dhënë goditjen fatale BDI-së, respektivisht, ndikimit të kësaj Partie në BFI! Është e vërtetë se kjo Parti dëshiron që të ketë kontroll dhe vëzhgim mbi këtë Institucion, jo ta partizojë, jo që të diktojë politika bdiste, por, thjesht, meqë e konsideron Institucion me relevancë fetare e kombëtare, si parti kombëtare, i takon që të shprehë brengat e veta për ndonjë devijim të mundshëm që do t’i kushtonte shtrenjtë si kombit ashtu edhe komunitetit ku në shumicë janë shqiptarët.
Veç kësaj, natyrisht, BDI mundohet edhe për ndonjë përfitim partiak që konsiston ekskluzivisht në ndonjë votë, prandaj, ka shpresuar se do të ketë ndikim në caktimin e myftive të personave që kan simpati për BDI-në!
Këto plane tashmë Shaqir Fetai mendon se i ka prishur duke i caktuar për myfti të gjithë ata kordinatorë që më herët i kishte caktuar në ato pozita vetë ish-reisul ulema Sulejman ef. Rexhepi. Me Kushtetutën e BFI-së këta “myftinjë” rishtakë nuk kanë të drejtën e ushtrimit të postit pa e poseduar Muraselen nga Reisul Ulema i cili aktualisht i mungon BFI-së! Avancimin në myfti ua ka bërë duke e pasur garancë paraprakisht premtimin e tyre se do ta votojnë për “kryetar të BFI-së”! Sepse, pa këto avancime Shaqir Fetai druan se nuk do të mund të kthehet më as në pozitën e më hershme të Myftiut të Gostivarit. Me këto lëvizje Shaqir Fetai mendon se do të arrijë t’iu hedhë hi syve të ndërkombëtarëve duke i bindur se është kandidat i pavarur, pa kurrfarë përkrahje politike!

Më mirë nën vëzhgimin e BDI-së se sa nën kontrollin e UDB-së

Bashkimi Demokratik për Integrim, respektivisht, strukturat e kësaj Partie, urgjentish duhet të kërkojnë nga strukturat e caktuara të pushtetit që të tërhiqen nga kjo lojë në të cilën e kanë futur Shaqir Fetain e shkretë. Bashkësia Fetare Islame është një Institucion jashtëzakonisht me peshë për myslimanët e vendit, të cilët, në shumicë absolute janë përkatës të etnisë shqiptare. I takon, partisë kombëtare, që është në pushtet, por edhe të gjitha partive të bllokut mysliman, që t’i kenë sytë nga ky Institucion, të brengosen, ta ruajnë, ta ndihmojnë, ta kenë nën vëzhgim permanent, jashtë të gjitha ndikimeve partiake, politike apo edhe të pushtetit. Partitë kombëtare, sidomos ato që janë në pushtet dhe, duhet të distancohet nga loja e Shaqir Fetait, duhet ta zhveshin nga të gjitha petkat kamufluese të shejtanllëkut, me të cilat ai mundohet ta paraqesë “devotshmërinë” e vet dhe, ta shpëtojnë këtë Institucion nga marshimi i çizmave të rënda armiqësore që shkelin pa kurrfarë insafi kushtetushmërinë dhe të gjitha aktet e tjera normative të BFI-së. Ndryshe, na mori pusi, na hëngër dreqi, BFI-në na e mori UDB-ja nën kontroll e nën diktat!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1048172339035068&id=100015269346325

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Ku jeni “komandanta” të 2001-shit, pse po heshtni për komandant Sokolin!

Nuzemedin Imeri / Vëllezër e Motra, Të dashur bashkëkombës, të flasësh për…

“Grupi i Kumanovës” ri-dënohet me aminin e Ali Ahmetit

“Rasti i Kumanovës” në fakt është varri moral i BDI-së dhe oqeani…

Xhaferi: Nesër në xhami do vinë politikanët kriminelë, dhe hoxhallarët që heshtin para të keqes

Arianit Xhaferi Mendojeni pak o njerëz të mirë, Nesër do vinë në…

Efendi Rexhepi: Me komplot e tradhëti nuk përmirësohen “situatat e vështira”

R E A G I M Mbi Raportin e Komisionit Evropian për…

Fituesit e zgjedhjeve në Kosovë po e përkrahin Selën dhe Gashin, humbësit po e përkrahin Ahmetin dhe Musa Xhaferin

Ylber Pilku /Nëse bëjmë një paralele shumë lehtë do ta konstatojmë se…