Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj flet për vendimin e tij për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

I pyetur nga moderatori Çim Peka, se përse nuk kishte vendosur të kërkonte një pasardhës për të njësoj si herën e shkuar që kishte shkuar në Hagë.

Haradinaj tha se kërkoi zgjedhje të parakohshme në mënyrë që qytetarët të vendosin nëse do të mbështesin taksën apo t’i japin territorin e tyre Serbisë.

“Më e sigurt është në dorë të popullit. Unë kam vlerësuar se vetëm sovrani e ka radhën për të vendosur. Është e hapur mundësia për të blerë. Populli e vendos çmimin,“-tha Haradinaj.

PJESË NGA INTERVISTA:

Ramush Haradinaj: Ftesa e ofendon Kosovën, se kur shkon kryetari i qeverisë shkon shteti. Atëherë ne na preket sovraniteti. E ka pasur të pamundur që të paraqitem si qeveritar. Për të ruajtur sovranitetin edhe si luftëtar shqiptar do shkoj si njeri i thjeshtë.

Pyetje: A mund të evitohej dorëheqja? Marrim parasysh se nuk ka një aktakuzë.Ramush Haradinaj: Mundesh po do të ishte lëndim i shtetit. Ëshë lëndim i madh që ia bën një shteti të ri. Nuk desha që të jap sinjale se kërkush nuk e detyron kryetarin e shtetit për ndryshim territoresh. Kjo duket ndoshta jo e nevojshme, por shtetet krijohen përmes shembujve.

Pyetje: Kush do ta ushtrojë pozicionin e kryeministrit?

Ramush Haradinaj: Unë jam në dorëheqje deri sa të vijë pasardhësi im.

Pyetje: Pse nuk vendoset një person tjetër ashtu siç ndodhi herën e parë por kërkuat zgjedhje ?

Ramush Haradinaj: Më e sigurt është në dorë të popullit. Unë kam vlerësuar se vetëm sovrani e ka radhën për të vendosur. Është e hapur mundësia për të blerë. Populli e vendos çmimin. Mund të ketë vendim për krijimin e një “dodikrepublike” brenda nesh dhe kjo na çon në shpërbërje, ose mbrotje të taksës që mund të na çojë në njohje. Këtë e vendos populli. Është referendum. Temat janë shumë të mëdha dhe kombëtare. Shteti është në pyetje. Hapja e kufijve e shbën Kosovën. Është shumë e rrezikshme. Taksa nuk është përkrahë nga të gjithë dhe është gabim./dosja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Muhamedi: Bombat, me rëndësi për rastin “Monstra”, “Lagja e Trimave” dhe “Harun Aliu”

Analisiti Nijazi Muhamedi në një deklaratë për Alsat, tha se bisedat e…

Grupi i Kumanovës ngre në këmbë MPB-në e Maqedonisë së Veriut

Pjesëtarët e “Grupit të Kumanovës” të cilët janë të dënuar për ngjarjet…

Ekskluzive: Paraqiten rezultatet e hetimeve ndërkombëtare për rastin te Liqeni i Smilkovës

Momente të reja janë paraqitur në hetimet e pavarura ku janë kyçur…

Nëna e El Chekës: Më therrën me thikë dhe grisën foton e Almirit (VIDEO)

Para fillimit te protestave kunder BDI-se ne Shkup, ka ndodhur disa incidente…

Afrim Gashi: Do të angazhohemi për rroga më të larta në arsim dhe pushim pranveror për nxënësit

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut…