Gostivar, 18 Shtator – Mbrëmë në Gostivar, ashtu siç raportoi Gostivari Sot, rreth orës 19 e 30 u vra me armë zjarri në oborrin e shtëpisë 28 vjeçari Gent Asani.

Rreth orës 19 e 40 i ndjeri ishte hospitalizuar në Spitalin e Gostivarit. Atje ishte dërguar nga familjarët e tij.

Pas asistencës mjekësore, u raportua që i ndjeri nuk ka mundur t’u mbijeton plagëve.

“Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga Policia e Gostivarit.

Kryersi dhe motivi i vrasjes ende nuk dihen. Polocia ka nisur hetimet, kurse me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë u dha për autopsi.

Sipas dëshimitarëve okuluar, i ndjeri ka qenë duke u kthyer nga qyteti në shtëpi. Dhjetë metra nga porta e shtëpisë është sulmuar me armë zjarri.

Nga hetimet e Policisë në vendngjarje, dëshimtarët i thanë Gostivari Sot, që Policia ka gjetur një pistoletë që mendohet se është kryer vrasja. Pistoleta është gjetur në oborrin e shtëpisë ku jetonte viktima dhe ku u ekzekutua për vrasje.

Disa minuta pas ngjarjes, u identifiku viktima që u qëllua me plumb në kokë. Është 28 vjeçari Gent Asani nga Gostivari që ngeli i vrarë në oborrin e shtëpisë së tij familjare. I ndjeri ishte një nga dy djemt e familjes Asani.

Hollësi tjetër rreth gjetjes së Policisë në vendngjarje, jo zyrtarisht, përmendet pistoleta e njollosur me gjakë. Nuk dihet nëse gjaku i takon viktimës apo dorasit. Gjithëçka do të zbardhet nga hetuesia.

Dëshmitari i rastit që është familjar i viktimës, ka rrëfyer për Gostivari Sot atë që pa me sy në momentet e vrasjes së 28 vjeçarit, Gent Asani.

Dëshimtari tregon që viktima kishte qenë duke u kthyer në shtëpi. Ka kontaktuar pak çaste para aktit makabër me familjarët dhe ka shkuar në shtëpi për të darkuar. Gjersa ka qenë duke hyrë në oborrin e shtëpisë, dorasi e ka sulmuar me armë zjarri.

“Isha në shtëpi dhe papritur dëgjuam zëra nga shtëpia e viktimës. Dola në ballkon dhe pashë nënën e tij duke qarë pranë viktimës. Viktima ishte i shtrirë për toke. Vrapuam dhe bashkë me disa persona të tjerë shpejtuam ta dërgojmë në Spital. Pasi e dorëzuam tek njësia e urgjencës, pak minuta më vonë na njoftuan që viktima nuk ka shenja jete”, rrëfen dëshmitari i rastit.Familjarët por edhe miqt e tij, thonë që i ndjeri ishte njeri i qetë, i dashur dhe i afërt me njerëz. Shprehin habi se si arriti të vritet një djal që nuk ishte armiqësi me askend.

Policia po kryen hetimet dhe punohet në zbardhjen e indentitetit të autorit të vrasjes, i cili, sipas rrethanave që u ekzekutua viktima, duket që ka qenë një njohës i mirë i këtyre ngjarjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kurti dhe kancelari austriak folën për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimin e djeshëm me Kancelarin e…

Sulmi me armë në Idiana, autori i dyshuar një 19 vjeçar

Policia zhvilloi të premten kërkime në një objekt të kompanisë Fedex në…

Brnabiq kritikon Von Cramonin për Kosovën – eurodeputetja gjermane i reagon kryeministres serbe

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka kritikuar raportuesen e Parlamentit Evropian për…

125 të infektuar me Kovid-19 në 24 orët e fundit, 6 të shëruar

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer…

Kosova synon t’i adresojë çështjet e luftës në një strategji për drejtësi tranzicionale

Pas shumë tentativave dhe më shumë se 22 vjet nga përfundimi i…