Gruaja që është vrarë sot në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, dyshohet të jetë nga fshati Llugaxhi i Lipjanit, me inicialet H.M.

Klankosova.tv ka mësuar se ajo ishte e ndarë nga bashkëshorti i saj, i cili është edhe i dyshuari për vrasjen e saj.

Rastin për vdekjen e të ndjerës e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35-vjeçare”.

“Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Më vonë, lajmin se viktima u qëllua për vdekje në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë e ka konfirmuar edhe vetë Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

Shkupi me shpresa të zbehura për bisedimet me BE-në

Bullgaria duhet të heqë veton dhe t’i mundësojë Maqedonisë së Veriut nisjen…

Vuçiq po ulet në dy karrige, Moska e pakënaqur me Serbinë

Pas përfundimit të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Serbi, ka filluar të…

Kurti: Marrëveshja e Brukselit ku është Asocioacioni, është shkelur nga Beogradi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka folur…

Propozohet vazhdimi i orës policore në vatrat e virusit

Komisioni për Sëmundje Infektive ka propozuar vazhdimin e orës policore në vatrat…

Petkov: Nuk ka përparim real në marrëdhëniet me Shkupin

Kryeministri bullgar Kirill Petkov, as nuk e konfirmoi as nuk e demantoi…