Dritan Abazoviç mbetet Kryeministër

Tre ditë përpara skadimit të afatit,  Miodrag Lekiç, i mandatuari nga partia pro-serbe në Malin e Zi ka njoftuar dështimin e negociatave për krijimin e qeverisë së re.

Lekiç paraprakisht ka njoftuar partinë fituese, Fronti Demokratik pro-serb, se ka pasur një takim me kryeministrin Dritan Abazoviç më 10 Mars për sigurimin e votave.

Por Abazoviç ka deklaruar se nuk ka arritur të bindë deputetin shqiptar Genci Nimanbegu për siguruar 41 votat në Parlament për formimin e qeverisë. Edhe vetë partia Lëvizja URA e kryeministrit Abazoviç nuk është për dhënien e votave pro Lekiç.

Me katër votat e munguara të Lekiç, Abazoviç do të jetë sërish kryeministër. Gjasat janë që Abazoviç të qëndrojë si kryeministër deri në fund të mandatit qeverisës, në vitin 2024.

Që nga viti 2020, Mali i Zi ka pasur një mazhorancë heterogjene, duke ndërruar dy herë kryeministra. Kjo situatë e futi vendin në krizë institucionale dhe thelloi përçarjet mes partive politike. Në mesin e këtyre konflikteve, Mali i Zi pritet do të zhvillojë këtë 19 Mars zgjedhjet presidenciale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

As presioni i SHBA’së nuk ia “la shenjë” BE’së karshi çështjes së liberalizimit të vizave

Raportuesja e BE’së për Kosovën, Viola Von Cramon, ka këputur sot shpresat…

Profesori amerikan, Williams: Specialja, mundësi për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë

Nuk janë të rralla rastet kur dëgjohen ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të…

Greqia, në syrin e ciklonit

Greqia është përfshirë nga moti i keq gjatë këtyre dy ditëve, që…

Osmani reagon pas vendimit të Supremes: Më 14 shkurt, Albin Kurti do të jetë kryeministër

Bartësja e listës “Guxo” në Lëvizjen Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka reaguar pas…

Kosova dhe Zvicra në një grup në kualifikimet për “Euro 2024”

Kombëtarja e Kosovës i ka mësuar kundërshtarët e saj në rrugëtimin për…