Nuk ka drejtësi në horizont, por vetëm në letër. Kjo është një nga arsyet pse të rinjtë po ikin nga vendi i tyre. Të anketuar nga Alsat thonë se me vite të tëra asgjë nuk ka ndryshuar në vend. Kështu, duke shikuar se si për çdo ditë “bien” lëndët gjyqësore para drejtësisë, kanë vdekur edhe shpresat e tyre të fundit. Të rinjtë do të largoheshin menjëherë nga vendi. Destinacionet tërheqëse janë Kroacia, Gjermania, Malta, Zvicra, Belgjika dhe vendet skandinave.

“ Çdokush mendon të largohet në kërkim të jetës më të mirë. Te jetë më i qetë. Nuk është gjithçka te paraja. Pra diçka tjetër është në pyetje. Ka diçka”.

“Vetëm do të thosha se nuk ka drejtësi. Shumë keq për të rinjtë, për të gjithë ne”.

“Nëse kisha pasur mundësi të iki, do ikja sepse nuk respektohet asnjë ligj”.

Hulumtimi nga Instituti për Demokraci tregon se njerëzit duan të migrojnë ose të largohen nga vendi jo aq shumë për shkak të statusit të ulët financiar ose shoqëror, por më tepër për shkak të mungesës së drejtësisë.

Mungesa e konsistencës në ndarjen e drejtësisë, pra të aktgjykimeve, ose mungesa e një epilogu gjyqësor, është ajo që më shumë krijon pasiguri te njerëzit dhe të rinjtë i motivon për ta lëshuar vendin, mungesa e perspektivave. Për më tepër, mjedisi në të cilin ata rriten, përvojat dhe praktikat e korrupsionit me të cilat hasen, sipas hulumtimit, tek ata e rrit nivelin e tolerancës ndaj korrupsionit. Praktika gjithnjë e më të korruptuara për ta bëhen të pranueshme, me qëllim që të kryejnë shërbime të caktuara administrative ose ndonjë gjë tjetër që duhet të marrin nga shteti“-tha Marko Troshanovski, Instituti për Demokraci.

Maqedonia e Veriut tashmë një kohë të gjatë po merr sinjale nga organizatat ndërkombëtare që monitorojnë korrupsionin në institucionet e larta. Në vargun e tillë i fundit ishte raporti i GREKO-s, i cili bëri të ditur për ekzistencën e praktikave korruptuese./Alsat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

You May Also Like

“Mosparaqitja e Ahmetit dhe Grubit si dëshmitarë, vulosi dënimet e përjetshme për herë të dytë”

Gjykata e Apelit në Shkup sot ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Themelore…

Bugajski: Nëse rishikohen territoret në Kosovë, shqiptarët e Maqedonisë mund të kërkojnë bashkim me Shqipërinë

Ndërsa pandemia e koronavirusit shqetëson Uashingtonin, administrata e Trump pa dashje po…

Kurti i publikon me emra e foto: Vrasja e Aganit u urdhërua nga këta dy persona

Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, ka thënë se vrasja e…

Hallaçi: Kërkoj zbardhjen e rastit të Kumanovës

Ju bejë Apel te gjithë Shqiptarve mbarë kombëtarë për hirë se vertetës…

Avokatja e Grupit të Kumanovës: Qeveria e Albin Kurtit do t’i lirojë djemtë tanë!

Kërkesa për hetim ndërkombëtar të rastit të Lagjes së Trimave të Kumanovës…