Sot muslimanët e vendit qenë dëshmitarë të një farse zgjdhore e cila më tepër pati për qëllim për ta nëpërkëmbur dhe poshtëruar integritetin dhe dinjitetin e paprekshëm të BFI-së. U zhvilluan garat për Kryetar të BFI-së nën kushte kriminale, duke u shkelur më së paku 17 nene të Kushtetiitës së BFI-së

Nga Meriton Saliu

Sot, në BFI u zhvilluan zgjedhjet për kryetar të BFI-së për të cilin post kishin konkurruar dy Myftinjë, ai i Tetovës, Dr. Qani Nesimi dhe, ai i Gostivarit, Shaqir Fetai. Fitoi ky i fundit, me rezultat 18 me 3, ndonëse nuk kishte të drejtë as ligjore dhe as me Kushtetutë që të kandidohet e të konkurrojë, sepse, ishte në ushtrim të postit fiktiv “ushtrues detyre”, sepse kjo paraqet konflik të pastër interesi.
U ngrit krejt “bota akademike”, së fundmi edhe dekanati i Fakultetit Filozofik pranë UT-së që ta përkrah Qani Nesimin, i cili na paska qenë alamet shkencëtari, shkrimtari dhe pjesëmarrës në shumë tribuna shkencore të vendit dhe në ato ndërkombëtar. U shkruan dhjetra shkrime rekomanduese sa për njërin, sa për tjetrin kandidat, thuase lufta ishte drejtuar në tërheqje të votave të qytetarëve myslimanë. U zhvillua një fushatë mediale e turpshme, të mos themi përçarëse.
Në fund, u turpërua Prof. dr. Qani Nesimi, me një institucion arsimor shtetëror dhe me një dyzinë intelektualë prapa vetes por, megjithatë e fitoi Shaqir Fetai i stigmatizuar si bashkëpunëtorë i hershë i UDB-së.
Prof. Dr. Qani Nesimi u turpërua me këtë humbje të kurdisur nga kolegu i tij, sepse nuk deshti të dëgjojë! Sikur vetëm pak ta dëgjonte ish-sekretarin gjeneral të BFI-së, përpiluesin e Kushtetutës, z. Afrim Taihrin, sikur vetëm pak të vetëdijësohej nga ai tv-debat dhe të pranonte se qenka futur në një garë ku qenkan shkelur shumë nene kushtetutare dhe shumë akte normative të BFI-së, ai nuk do të turpërohej, por do të dilte i nderuar, duke abstenuar nga një garë antikushtetutare dhe duke kërkuar një proces zgjedhor kredibil.
Një orë e gjysëm foli Afrim Tahiri duke shpjeguar se si duhet të zhvillohen zgjedhjet për kreun e BFI-së, se sa shkelje janë bërë, se si po përgatiten zgjedhje jofer, të pandershme dhe antiligjore, ndërsa akademiku vendosi që ta dëgjojë intuitën e vet, vendosi që t’i ketë parasyshë “letrat rekomanduese” të do anonimusëve dhe, u fut në një garë e cila për të ishte si për një antinotar që i futet not oqeanit. “Bota e tij” akademike, doli sa qesharake aq edhe injorante! Menduakan se Reisi zgjidhet nga dekanati e nga preferencat e “intelektualeve” të fakultetit i cili është përplotë me analfabetë. Nëse do të ishin pak normalë me tru, nuk do të përziheshin në këto zgjedhje, sepse, paramendoni sikur hoxhallarët të këmbëngulin se kush të bëhet dekan i Fakultetit, madje në një palë zgjedhje antiligjore.
Afrim Tahiri nuk foli në tv-debat për vetëveten, nuk kërkoi që të kandidohet apo të votohet, por, sinjalizoi në një lojë të rrezikshme, në një lojë të pandershme, antimorale e antiligjore në të cilën një akademik i mirëfilltë nuk do të guxonte të futej.
Tani, akademiku i ka djegur të gjitha letrat e ankesave, nuk ka të drejtë të ankohet as për zgjedhje të parregullta, as se ishin antikushtetutare dhe as se ishin të padrejta sepse nga ana e Shaqir Fetait kishte konflikt interesi. Nuk ka të drejtë të ankohet, sepse me vetë pjesëmarrjen e Qani Nesimit në garë, në fakt ai i legjitimoi të gjitha shkeljet kushtetutare si dhe tërë procesin zgjedhor antiligjor.
Akademiku në fjalë vetëm sa e ndihmoi Shair Fetain që të bëhet Kryetar i BFI-së, qoftë kjo edhe për disa ditë!

Leave a Reply

Your email address will not be published.

You May Also Like

Kriza nga pandemia/ Turizmi ndërkombëtar humbi 460 miliardë dollarë

Të dhënat e Organizatës Turistike Botërore të Kombeve të Bashkuara tregojnë se…

Reklamë e shpifur e Shaqir Fetait në rolin e stjuardesit të haxhilerëve

Haxhi i sivjemë, në organizimin privat të Shaqir Fetait, do të jetë…

Ngrihen dyshime se Putin e ka larguar ministrin Shoigu nga detyra  

U shfaq në një qosh të ekranit dhe pa u dëgjuar duke…

​Rreth 6 mijë adresa të pasivizuara, Mustafi: Shqipëria e Kosova pa strategji për Luginën

Në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë janë pasivizuar rreth gjashtë mijë adresa, që…

Në këtë vend të varfër zbulohet diamanti i tretë më i madh në botë

Firma e diamantëve Debswana ka zbuluar një diamant 1,098 karat në Botsvana…